Home»Horizonte»Teknologji»“Katastrofa” e iPhone X, pikërisht në ngjarjen e madhe të Apple (Video)

“Katastrofa” e iPhone X, pikërisht në ngjarjen e madhe të Apple (Video)

Karakteristika më e re e Apple e la atë në baltë, në mënyrën më të sikletshme të mundshme, gjatë aktivitetit më të madh vjetor të kompanisë.

Njohja e fytyrës është tipari me të cilin Apple po mburret fort në celularin e ri iPhone X, që është më i kushtueshmi dhe më futuristi i Apple. Por kur kompania hipi në skenë për ta ekspozuar, gjërat shkuan pakëz keq.

Kreu i programevë në Apple, Craig Federighi ishte në skenë dhe donte të tregonte se sa e kollajtë është që të hapësh telefonin vetëm duke i treguar fytyrën. Vetëm se, u duk më e vështirë se sa e parashikonte ai.

“Çkyçja e celularit është e kollajtë, sa edhe të parit e tij”, tha ai dhe bëri gjestin në celularin që përdorte. Por asgjë nuk ndodhi. Federighi e provoi sërish, dhe sërish asgjë nuk ndodhi.

Më pas ai e pranoi “humbjen” dhe përdori planin B, me rrëshkitje nga poshtë lart me gisht, që funksionooi menjëherë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *