Home»Histori»KATALONJA / Historia e një rajoni rebel

KATALONJA / Historia e një rajoni rebel

Politikisht, Katalonja ka identitetin e saj që dallon. Në fundin e shekullit 8, pasi murët kishin pushtuar shumicën e Spanjës por ishin dëbuar nga Franca e jugut, mbretërit frankë kijuan një seri shtetesh gjysmë të pavarur në kufi me qëllim që të parandalonin kthimin e murëve. Deri në fund të shekullit 10, pjesa lindore e kësaj zone “sfungjer” iu largua kontrollit të frankëve dhe u shndërrua në Katalonjën

Screen Shot 2015-06-08 at 00.05.05

Ndryshimet kryesorë mes Katalonjës dhe shumicës së pjesës tjetër të Spanjës janë gjuhësorë, politikë dhe ekonomikë. Katalanasit flasin një gjuhë të ndryshme nga shumica e spanjollëve të tjerë. Gjuha katalane dhe ajo spanjolle janë të dyja me origjinë latine, por kanë buruar nga dialekte të ndryshëm latinë. Spanjishtja (praktikisht gjuha kastiliane moderne) ka patur fillesën si një dialekt latin i folur në veriperëndim të Spanjës. Gjuha katalanase fillimisht u zhvillua fillimisht nga një gjuhë mesjetare e juglindjes së Francës e quajtur Occitan-e e Vjetër, e cila nga ana e saj kish buruar nga një dialekt latin i folur në atë rajon.
Për pothuajse të gjithë pjesën tjetër të botës, 11 shtatori si datë, është tashmë pazgjidhshmërisht e lidhur me rrëzimin e Kullave Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe sulmin ndaj Pentagonit. Por për katalanasit, ato ngjarje në 2001 zënë një vend të dytë, prapa La Diadas, dita kombëtare e rajonit, e cila përkujton rënien përfundimtare të Katalonjës pas një sulmi të forcave kastijiane dhe franceze, që zgjati më shumë se një vit.

11 shtatori erdhi e mori peshë si Ditë Kombëtare jo vetëm për heroizmin e Rafael Casanovas, kryebashkiak i Barcelonës në kohën e sulmit, por për shkak të asaj që ndodhi pas dorëzimit të qytetit. Brenda dy vitesh, mbreti fitimtar spanjoll Filipi V ndëshkoi territoret e Aragonës duke nxjerrë dekretet e Nueva Plantas. Katalonja i ish bashkuar Aragonës në shekullin 12, por kish ruajtur gjithmonë parlamentin e saj. Politikisht, Katalonja ka gjithashtu identitetin e saj që dallon. Në fundin e shekullit 8, pasi murët kishin pushtuar shumicën e Spanjës por ishin dëbuar nga Franca e jugut, mbretërit frankë kijuan një seri shtetesh gjysmë të pavarur në kufi me qëllim që të parandalonin kthimin e morëve. Deri në fund të shekullit 10, pjesa lindore e kësaj zone “sfungjer” iu largua kontrollit të frankëve dhe u shndërrua në Katalonjën. Ndonëse Katalonja u shkri me mbretërinë e Spanjës veriore në shekullin 14, ajo u lejua të ruajë parlamentin e saj – pra identitetin e saj politik.

Edhe në terma ekonomikë, (dhe me pasoja të gjata ideologjike) Katalonja u zhvillua ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës. E bëri këtë për tre arsye kryesore. Së pari, vendndodhja e saj gjeografike – pranë Mesdheut, por edhe më pranë tregjeve europianë – i jepte një avantazh shumë të madh tregtar kundrejt pjesës tjetër të gadishullit Iberik.

Së dyti, për arsye se pjesa më e madhe ishte pushtuar nga murët, vetëm për pak breza në shekullin e tetë, shumica e Katalonjës nuk ka qenë asnjëherë në krahun pritës të reconquista-s – ripushtimi prej Kishës Spanjolle, i Spanjës jugore dhe qendrore në shekujt 11 deri 13. Reconquista përfshiu një ndryshim të gjerë në pronësinë e tokës ku prona të mëdha iu shpërndanë në bazë feudale fisnikëve spanjollë dhe kishës. Në ato zona të ripushtuara, pronësia e tokës u përqëndrua në duart e një numri të vogël njerëzish.

Shumica e Katalonjës nuk iu nënshtrua këtij procesi klasik feudalizimi dhe kështu që, në vend që të kërkonte status më të lartë përmes marrjes së pronësisë së tokës, katalanasit kishin prirjen të shihnin fatin e tyre si të lidhur me tregtinë, politikën dhe ekspansionin ekonomik. Gjatë periudhës së mesjetës, Katalonja krijoi një perandori mesdhetare tregtie, që përfshinte ishujt Baelarikë, Sardenjën, Sicilinë, pjesë të Greqisë jugore, si dhe portin jugor francez të Monpeljesë.

Flori dhe argjend
Një faktor i tretë që do të përforconte pabarazitë ekonomike mes Katalonjës dhe Spanjës ishte një tjetër pushtim spanjoll: ai i Botës së Re. Katalonja kryesisht u përjashtua nga ai proces, si dhe nga fitimet që i solli pjesës tjetër të Spanjës. Pasuria e Botës së Re – gjithë floriri dhe argjendi – shkoi kryesisht në Kastijë.
Në shumicën e pjesës tjetër të Spanjës, përfituesit kastilianë të pushtimit të Botës së Re përdorën pasurinë e tyre për të rritur prestigjin, duke blerë më shumë toka. Pra, pushtimi i Amerikës Qendrore dhe Jugore thjeshtë shërbeu për të rrethuar më tej natyrën e orientuar nga pronësia e tokës, të elitës kastiliane si dhe shumicën e ekonomisë spanjolle.

Gjërat ishin shumë ndryshe në Katalonjë. Prirja tradicionale e katalanasve për tregti ndihmoi për krijimin e një klase të mesme të fuqishme, që donte shanse për arsimim dhe përfshirje politike. Deri në mesin e shekullit 15, Aragon/Katalonja kishte 6 universitete, ndërkohë që pjesa tjetër e Spanjës kishte vetëm katër. Edhe pasi Kastija dhe Aragon/Katalonja iu nënshtruan një bashkimi dinastik në 1479, roli qendror që arsimi luante në jetën katalanase ndihmoi parlamentin e saj, t’i rezistonte kërkesave të qeverisë qendrore për taksa të larta – dicka që parlamenti kastilian, shumë më i dobët, nuk mund ta arrinte.

Këta faktorë gjuhësorë, politikë dhe ekonomikë çuan në krijimin e një eksperience dhe identiteti historik katalanas, që ishte ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës. Por lëvizja moderne nacionaliste katalanase, ndonëse e varur nga ajo histori, është rritur prej ngjarjeve më specifike gjatë 300 viteve të fundit.
Zhvillimet më të fundit reflektojnë një seri fenomenesh më të gjerë paneuropianë – centralizimi politik, romanticizmi kulturor, industrializimi dhe polarizimi ideologjik. Para shekullit 18, Katalonja, ndonëse pjesë e shtetit spanjoll, kish gëzuar autonomi fiskale dhe politike. Por rajoni mbështeti palën humbëse në Luftën për Trashëgiminë në Spanjë (e luftuar nga 1701-14 mes shumicës së fuqive të mëdha europiane ndaj bashkimit të mundshëm të Spanjës dhe Francës) – dhe pagoi një çmim të lartë. Regjimi i ri spanjoll, i prirur të rriste fuqinë e qeverisë qendrore, i shkëputi gjithë avantazhet fiskalë Katalonjës dhe shpërndau parlamentin e saj. Katalanasit janë përpjekur të rivendosin atë parlament që atëherë, dhe dëshira për autonomi fiskale – ende e parivendosur pas tre shekujsh – mbetet një prej kërkesave kyçe të nacionalistëve.

Pastaj, në shekullin 19, lëvizja romantike paneuropiane solli konceptin etno-gjuhësor të kombësisë – koncepti politik/kulturor i njohur fillimisht si Volkstum (identiteti etnik).

Në Europën paramoderne, shtetet ishin shpesh multikulturorë dhe të përcaktuar kryesisht prej zotërimeve dinastikë. Njerëzit ishin pikësëpari të nënshtruar të sundimtarit, dhe jo qytetarë të folk-ut apo kombit të tyre. Lëvizja romantike, me theksin që i vinte koncepteve të identitetit etnik dhe kulturor, ndryshoi gjithë këtë. Shpejt po manifestohej si një rilindje në shkallë të gjerë të kulturës katalanase (renaixenca) – bazuar në trashëgiminë e dalluar gjuhësore, historike dhe ekonomike të rajonit.

Kjo rilindje u përforcua nga një valë krenarie kombëtare dhe vetëbesimi që u nxit prej rritjes së shpejtë të industrisë katalanase në shekujt 19 dhe 20. Rajoni u industrializua në një shkallë shumë më të madhe se sa pjesë të tjera të Spanjës. Fillimisht, në epokën e hershme moderne, Katalonja kish qenë një qendër e rëndësishme për prodhimin e leshit dhe prodhimin e rrobave të leshta. Me ardhjen e shekullit 19, prodhuesit e rrobave në zonë kishin diversifikuar në tregun e tekstileve me një sukses shumë të madh.

Industria tekstile kërkonte krijimin e fabrikave, si dhe krijimin e një klase të madhe punëtore. Ashtu si në zona të tjera industriale të Europës, kjo çoi në zhvillimin e sindikatave dhe politikës radikale të majtë. Në Katalonjën industriale të shekullit 20, zgjerimi i sindikatave dhe politikës së majtë dhe demokratike nisi të bëjë kontrast me rritjen e ideologjive të djathta ekstreme, sidomos në Kastijë dhe Navarrë.

Largim nga Franko
Nga 1936-39, Spanja u përfshi nga lufta civile. Teksa vendi rrëmbeu armët, shumica e katalanasve mbështetën qeverinë republikane – që u premtoi autonomi – kundër Frankos. Kur lufta mbaroi, me një fitore për Frankon, katalanasit përbënin deri 60% të mërgimtarëve politikë që u larguan nga Spanja, për të shmangur ekzekutimin apo burgosjen. Shumë më tepër, që nuk ia dolën të largohen, u burgosën. Në vitet që pasuan Franko sulmoi kolonat e kulturës katalanase, duke ndaluar gjuhën e tyre, letërsinë, filmat dhe madje edhe vallëzimet. Franko mund të ketë vdekur prej katër dekadash, por irritimi për atë që regjimi i tij i bëri Katalonjës nga fundi i viteve 1930 deri në 1970 ka rezultuar një faktor i fuqishëm në forcimin e aspiratave të katalanasve. Praktikisht, shumë katalanas besojnë se ata subvencionojnë pjesën tjetër të Spanjës. Ata janë veçanërisht të mërzitur që negociatat në 2005 nuk arritën të rifitojnë autonominë fiskale që ata humbën 3 shekuj më parë.

Qeveria spanjolle, ndërkohë, ndien se çdo përpjekje nga qeveria rajonale e Katalonjës për të mbajtur një referendum për pavarësinë do të ishte një shkelje e kushtetutës së Spanjës, e cila bazohet në “pandashmërinë e kombit spanjoll, atdheu i përbashkët dhe i pandashëm i spanjollëve”.

Për ta bërë situatën edhe më të ndezur, në muajt e fundit disa elementë kanë bërë thirrje që Spanja të ndërmarrë veprime ushtarakë ndaj Katalonjës, nëse kjo përpiqet të mbajë një referendum për pavarësinë. Tashmë është krijuar terreni për një konfrontim të shëmtuar mes Madridit dhe Barcelonës – i ndezur prej historive shumë të ndryshme që, nga ana e tyre kanë prodhuar aspirata dhe identitete që bien ndesh mes tyre. / Përgatiti: Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *