Home»Galeri»Foto»Ka njerëz që nuk duhej të kishin lindur kurrë”. Kjo fushatë publicitare meriton vëmendjen tuaj

Ka njerëz që nuk duhej të kishin lindur kurrë”. Kjo fushatë publicitare meriton vëmendjen tuaj

Janë gjithmonë ata: Donald J. Trump dhe Kim Jong-un. Këtë herë ata bllokohen në një prezervativ tre-dimensional për fushatën “Disa njerëz nuk duhet të lindin kurrë”, një mesazh i fortë. Dhe ndërsa mediat në mbarë botën botojnë kërcënimet dhe fyerjet midis presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe diktatorit të Koresë së Veriut në faqet e para, disa dizajnerë brazilianë zgjedhin t’i mbyllin ata në një prezervativ, dhe t’i bëjnë protagonistë të kësaj fushate.

Një mënyrë alternative për të përqendruar vëmendjen në temën (e nevojshme) të parandalimit seksual. Të dy udhëheqësit botërorë, pa dijeninë e tyre, janë bërë dëshmi e një prej reklamave më provokative të seksit. Autorët janë krijuesit e studios reklamuese “Platinum FMD”, me seli në Rio de Janeiro, fotografë dhe ekspertë të reklamave të njohura që lançojnë propagandë dhe grafika shpesh kontraverse.

Këto pamje synojnë të futen në listën e gjatë të fushatave të suksesshme reklamuese që për çështjen e parandalimit kanë shkaktuar debate. Reklama me sukses, ndonjëherë edhe ironike, por mbi të gjitha të lira.. Strategjia e adoptuar si një praktikë në ndërtimin e një fushate marketingu është identiteti i markës. Por, meqë marka po shkon poshtë, tema sociale mbetet – seks dhe parandalim – me objektiuvat për të informuar, goditur, bërë zhurmë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *