Home»Bota»“Japoninë do e fundosim në det, ndërsa Amerikën do e bëjmë pluhur e hi”

“Japoninë do e fundosim në det, ndërsa Amerikën do e bëjmë pluhur e hi”

Një agjenci shtetërore e Koresë së Veriut ka kërcënuar të përdorë armë bërthamore për të “fundosur” Japoninë dhe për të katandisur Shtetet e Bashkuara në “hi dhe errësirë”, për mbështetjen që i dhanë një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sanksioneve mbi testin e fundit bërthamor.

Komiteti i Paqes i Azisë dhe Paqësorit i Koresë me qendër në Penian, i cili merret me lidhjet e jashtme dhe propagandën e Veriut, bëri thirrje gjithashtu për shpërbërjen e Këshillit të Sigurimit, të cilin e quajti “një mjet i së keqes”, i përbërë nga “vende të korruptuara” që lëvizin sipas rendit të Shteteve të Bashkuara.

“Katër ishujt e arkipelagut duhet të fundosen në det nga bomba bërthamore e Juche. Japonia nuk është më e nevojshme për të ekzistuar pranë nesh”, tha komiteti në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Veriut.

Juche është ideologjia e qeverisjes së Veriut që përzien marksizmin dhe një formë ekstreme të nacionalizmit, që predikohej nga themeluesi i shtetit Kim Il-sung, gjyshi i udhëheqësit aktual, Kim Jong-un.

Tensionet rajonale janë rritur dukshëm qëkur Veriu kreu testin e tij të gjashtë, dhe deri tani më të fuqishëm, më 3 shtator. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *