Home»Magazine»Historia e vërtetë e gruas që u godit nga meteori

Historia e vërtetë e gruas që u godit nga meteori

Ndodhi në vitin 1984 dhe është i vetmi rast i dokumentuar: protagonistja ia hodhi me një plagosje, por ajo ngjarje e jashtëzakonshme nuk i solli fat

Duket se është i vetmi person, të paktën në kohëra të dokumentuara, që është goditur drejtpërdrejt nga një gur nga hapësira: Ann Hodges ishte 34 vjeç kur, më 30 nëntor 1954, një meteor katër kilogramë copëtoi kulmin e shtëpisë së saj në Sylacauga, Alabama, Shtetet e Bashkuara, u përplas në një radio të madhe në dhomë dhe goditi gruan që po flinte në shtratin pranë.

Hodges pësoi një hematomë gjigande, siç raportohet nga historia e botuar prej Smithsonian, që kujton historinë duke u nisur nga artikulli i revistës “Life” i 13 dhjetorit 1954, me mësymjen e dhjetëra gazetarëve dhe betejën e ashpër ligjore që pasoi ngjarjen.

Me “goditje” avokatësh

Pikërisht kjo është pjesa më pak e njohur e historisë. Menjëherë pas incidentit u lind një mosmarrëveshje mbi pronësinë e gurit të çmuar që erdhi nga hapësira.

Për një vit u përplasën në gjykatë pronari i shtëpisë së Hodges, i cili pretendoi se ishte edhe pronari legjitim i gurit, pikërisht për shkak se ai ra në pronën e tij, dhe Hodges e burri i saj, që ishin thjeshtë qiramarrësit që morën me qira apartamentin.

Çështja u zvarrit për një farë kohe, derisa pronari u tërhoq nga pretendimi i pronësisë. Ndërkohë, interesi rreth objektit hapësinor u zbeh shumë. Dhe vlera e tij në treg gjithashtu ra.

Askush nuk ishte më i interesuar në blerjen e tij, dhe vetë Hodges e përdori atë si prag porte (para se t’ia jepte Muzeut të Historisë Natyrore të Alabamas, ku ruhet ende sot).

Me më pak zhurmë, një fqinj kish qenë në gjendje të bënte pasuri prej meteorit: me të ardhurat e shitjes së një cope më të vogël, që kishte rënë në një pronë aty pranë, ai bleu shtëpi dhe makinë.

Fund i hidhur

Historia mbaron edhe më keq për Hodgesin. Duket se problemet ligjore dhe zhgënjimi që nuk qe në gjendje të shfrytëzojnë ngjarjen e jashtëzakonshme që i kishte ndodhur, ishin shkaku i problemeve fizike dhe psikologjike: ajo u divorcua menjëherë nga bashkëshorti dhe vdiq në vitin 1972 nga problemet me veshkat.

E pabesueshme, por e vërtetë

Që çështja e saj është një gjë e rrallë, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Shanset për t’u goditur nga një meteor, dhe të mbijetosh, janë me të vërtetë të ulëta: 1 në 1.600.000. Megjithatë, absolutisht e pamundur nuk është.

Është një incident në Indi më 1825, ku një burrë do të vritej dhe një grua do të plagoset, por kurrë nuk ka pasur një mënyrë për të caktuar vërtetësinë e historisë. Dhe madje edhe pa vrarë apo plagosur njerëz, ndodh që gurët bien në zona të populluara.

Në vitin 1992, në shtetin e Nju Jorkut, një meteor ra në një makinë të parkuar. Në vitin 2003, një tjetër u fut në një shtëpi në New Orleans (pa lënduar askënd). Në Peru, në vitin 2007, gjashtë persona u mbytën nga tymrat e arsenikut të lëshuar nga toka pas goditjes. Së fundi, në Rusi, në vitin 2013 vala e shokut të një meteori shpërthyes pranë Chelyabinsk shkaktoi miliona dollarë dëmtime dhe në mënyrë indirekte plagosi një mijë njerëz. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *