Home»Rretherrotull»Gjarpëri, fermeri dhe çafka

Gjarpëri, fermeri dhe çafka

Një gjarpër që ndiqej nga gjuetarët i kërkoi një fermeri që t’i shpëtonte jetën. Për ta fshehur nga ata që e ndiqnin, fermeri u ngrit në këmbë dhe e la gjarpërin të zvarritej në barkun e tij. Por, kur rreziku kishte kaluar dhe fermeri i kërkoi gjarprit të dilte, gjarpëri nuk pranoi. Ai ndihej ngrohtë dhe i sigurt brenda. Kur u kthye në shtëpi, burri pa një çafkë dhe u ngjit tek ajo për t’i pëshpëritur atë që kishte ndodhur. Çafka i tha të ulej dhe të sforcohej, për të nxjerrë gjarpërin. Kur gjarpri e nxorri kokën, çafka e kapi, e nxori jashtë dhe e vrau. Fermeri ishte i shqetësuar se helmi i gjarprit mund të gjendej ende brenda tij, dhe çafka i tha se shërimi për helmin e gjarpërit ishte të gatuante dhe të hante gjashtë zogj të bardhë.

“Ti je një shpend i bardhë”, tha fermeri. “Ti do të më bësh punë, si fillim”. Ai kapi çafkën, e vuri në një qese dhe e çoi në shtëpi, ku e vari, ndërkohë që i tregoi gruas se çfarë kishte ndodhur. “Jam e befasuar nga ti”, i tha gruaja. “Zogu të bën një të mirë, të heq qafe të ligën që kishe brenda në bark, të shpëton jetën, dhe ti e kap dhe flet që do ta vrasësh? Ajo e liroi menjëherë çafkën dhe ajo fluturoi larg. Por, teksa merrte fluturimin, çafka i nxorri sytë gruas.

Morali: Kur sheh ujin që rrjedh për lart në kodër, do të thotë që dikush po shlyen një mirësi që ka bërë.

PERRALLE AFRIKANE

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *