Home»Teknologji»Fluturimi i dronit taksi në Dubai

Fluturimi i dronit taksi në Dubai

Mjeti ajror është elektrik, mund të mbajë dy persona gjatë 30 minutave dhe e programon rrugën e tij përmes GPS-it. Emiratet e Bashkuara pretendojnë ta hedhin në qarkullim, në më pak se 5 vjet. Revolucioni i droneve ka arritur dimensione  të pa imagjinuara më parë. Një erë e re është hapur për këto mjete, në atë të transportit.  Ishte marka gjermane e droneve Volocopter që ndërtoi modelin, i cili do të mbajë dy pasagjerë dhe që do të fluturojë në qiellin e Dubait, duke lehtësuar kështu trafikun dhe ndotjen. Droni taksi është elektrik dhe shfrytëzon teknologjinë GPS për të programuar rrugën. Mund të realizojë udhëtime prej 30 min dhe për këtë i duhen dy orë karikim. Por ajo që e dallon këtë teknologji, përveç fluturimit që arrin një lartësi prej 200 metrash dhe një shpejtësi prej 100 kilometra në orë, është edhe lehtësia e aksesit të përdoruesit. Ata që dëshirojnë shërbimet e këtij droni – taksi duhet ta kërkojnë përmes një aplikimi në smartfonin e vet dhe do t’i caktohet shumë shpejt një takim. Ulja realizohet nga një kontroll i sofistikuar për të evituar aksidentet, gjithashtu mjeti ka edhe parashutë. Fluturimi i parë u realizua në 25 shtator, por droni nuk kishte njerëz. Ky ishte fluturimi i parë autonom, pa një monitorim njerëzor dhe prova rezultoi me sukses. Dubai kërkon ta gjeneralizojë këtë lloj transporti në 5 vitet e ardhshme, megjithatë pretendimet shkojnë akoma më larg. Emiratet pretendojnë që në vitet 2030 një e katërta e mjeteve të tyre të jenë me sistem auto-ajror. Është një cështje kohe që akoma më shumë vende të përqafojnë këtë teknologji dhe ta venë në zbatim në zonat urbane. Tendencat e një transporti më ekologjik dhe më rezultativ janë gjithmonë në rritje. Qëllimi kryesor i Emirateve është të reduktojë trafikun. Jemi në kushtet e një transporti futurist, ku mjetet elektrike, ajrore ose jo janë protagonistët e revolucionit. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *