Home»Bota»Fatkeqësitë natyrore: Kriza e vërtetë humanitare nuk është në Teksas, por tjetërkund

Fatkeqësitë natyrore: Kriza e vërtetë humanitare nuk është në Teksas, por tjetërkund

Ndërkohë që përmbytjet e shkaktuara nga uragani Harvey kanë goditur Teksasin dhe Luizianën, duke shkaktuar vdekjen e 38 personave dhe dëme miliarda dollarë, në të njëjtën kohë zona të mëdha të Bangladeshit, Nepalit dhe Indisë janë duke përjetuar një katastrofë të ngjashme, e cila ka shkaktuar që tani 1200 viktima dhe miliona të pastrehë.

Në Azinë Jugore, të paktën 137 milionë njerëz janë në rrezik për shkak të shirave të mëdha të musonëve dhe përmbytjeve katastrofike që kanë goditur gjithë nënkontinentin indian, nga të cilat po vuajnë më shumë se 41 milion njerëz që jetojnë në zona të përmbytura.

Sa të vdekur dhe dëmtime janë në vitin 2017?

Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të paktën 950.000 shtëpi janë shkatërruar pasi u përmbytën me vërshimin e papritur të ujit në këto zona gjatë ditëve të fundit.

Sipas Save the Children, përmbytjet shkatërruese kanë shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 18,000 shkolla: rreth 1.8 milion fëmijë nuk mund të marrin arsim në këtë kohë.

Reshjet kanë shkatërruar një zonë të madhe që ka tejkaluar malet Himalaje midis Bangladeshit, Nepalit, Indisë dhe Kinës jugore, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe dëmtim të rrugëve, energjisë dhe shkatërrimit të fushave të gjera me të mbjella.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe thotë se kjo e tanishme është përmbytja e pestë që goditi këtë vit rajonin. Këto shira të rrëmbyeshme kanë shkaktuar më shumë se 7.4 milionë persona të zhvendosur në Bangladesh, duke dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 697,000 shtëpi.

Shirat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 514 njerëzve në shtetin indian të Biharit, ku 17.1 milion persona u desh të përballeshin me një valë të papritur reshjesh. Përveç kësaj, në veri të shtetit indian të Uttar Pradesh, rreth 2.5 milionë njerëz janë prekur nga shira të rrëmbyeshëm dhe numri i vdekjeve është rritur në 109.

Dhe në të kaluarën?

Ndërsa mediat perëndimore janë veçanërisht të përqendruara në dëmin e Harvey në Shtetet e Bashkuara, qindra miliona njerëz rrezikojnë jetën në vendet në zhvillim në Azinë jugore.

Sipas një studimi të botuar nga Fondacioni Global i Ujit, kjo zonë është më e lagështa në kontinentin aziatik dhe një nga rajonet më të prekura në botë, duke patur mesatarisht të paktën një metër reshje çdo vit.

Banka aziatike e zhvillimit, e themeluar në vitin 1966 për të promovuar zhvillimin e vendeve të Azisë dhe Paqësorit, në një studim të 2012 thotë se, ndërsa intensiteti i reshjeve po rritet, mbi 137 milionë njerëz që jetojnë midis Indisë, Bangladeshit, Nepalit dhe Kinës janë të ekspozuar ndaj rrezikut të përmbytjeve katastrofike.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *