Home»Magazine»Personazhe»E fortë kjo… Çërçilli lakuriq në Shtëpinë e Bardhë dhe fantazma e Linkolnit

E fortë kjo… Çërçilli lakuriq në Shtëpinë e Bardhë dhe fantazma e Linkolnit

Çërçilli pati mesa duket disa incidente më të shfaqurit lakuriq, gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë. Në një rast, ai tha se kishte parë fantazmën e Abraham Linkolnit, ndërsa vetë ishte i zhveshur. Ata e vështruan njëri-tjetrin për disa momente, para se Linkolni të zhdukej me mirësjellje.

Presidenti Frenklin Ruzvelt së bashku me disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë, e panë tërësisht zhveshur gjatë vizitës së tij 24-ditore në vitin 1941. Çurçilli sapo kishte dalë nga dushi dhe po sillej lakuriq nëpër dhomë, kur Ruzvelti hyri. Presidenti amerikan u përpoq të largohej me shpejtësi, por Çërçilli i tha atij të mos ikte, duke deklaruar se ai qartazi nuk kishte asgjë për t’i fshehur aleatit të tij.

Ky incidenti është kontroversal, pasi më vonë Çërçilli këmbënguli se nuk e kishte pritur “presidentin pa të paktën një peshqir”-për të mbuluar veten. Megjithatë, stenografi i Çërçillit dhe truproja e tij pohuan, se kanë qenë dëshmitarë të këtij incidenti dhe se sekretarja e Ruzvelt tha presidenti i tregoi asaj pak kohë më vonë, duke e përshkruar Çërçillin si “rozë e bardhë në të gjithë trupin”. Dhe vetë Çërçilli i tha dikur Mbretit Xhorxh VI, se ai ishte i vetmi person mbi tokë që kishte takuar me një president i zhveshur. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *