Home»Bota»Dokumentat sekrete: Në muajin e tretë të presidencës Trump, Putini bëri një propozim…

Dokumentat sekrete: Në muajin e tretë të presidencës Trump, Putini bëri një propozim…

Në muajin e tretë të presidencës së Donald Trump, Vladimir Putin dërgoi një nga diplomatët e tij në Departamentin e Shtetit për të bërë një propozim të guximshëm: normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në të gjitha degët kryesore të qeverisë. Propozimi, i përshkruar në një dokument të hollësishëm, kërkonte rivendosjen në shumicë të kanaleve diplomatike, ushtarake dhe të inteligjencës midis dy vendeve pas ndërhyrjeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe Siri.

Shtrirja e gjerë e planit të rifillimit të marrëdhënieve prej Kremlinit erdhi me një datë ambicioze për nisjen e tij: menjëherë.

Në prill, një zyrtar i lartë kibernetik rus, Andrey Krutskikh, do të takohej me homologun e tij amerikan për konsultime mbi “sigurinë e informacionit”, propozonte dokumenti. Deri në maj, të dy vendet do të mbanin “konsultime të posaçme” për luftën në Afganistan, marrëveshjen bërthamore të Iranit, “situatën në Ukrainë” dhe përpjekjet për të eleminimin e armëve bërthamore në “Gadishullin Korean”. Dhe deri kur Putin dhe Trump do të zhvillonin takimin e tyre të parë, krerët e CIA-s, FBI, Këshilli i Sigurimit Kombëtar dhe Pentagoni do të takoheshin kokë më kokë me homologët e tyre rusë, për të diskutuar fushat me interes të ndërsjellë.

Deri më sot, vetëm një pjesë shumë e vogël e takimeve të propozuara kanë ndodhur, dhe shumë prej bisedimeve të formalizuara duket se as nuk do të ndodhin, kur sheh dhe SHBA dhe Rusia janë në një garë për dëbimin e diplomatëve të njëri-tjetrit. /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *