Home»Lifestyle»Disa këshilla si të jeni FITUES, në jetën e përditshme

Disa këshilla si të jeni FITUES, në jetën e përditshme

A e dini se si është të fitosh çdo ditë?

Këshilla 1: Fitoni mëngjesin.

Henry Ward Beecher dikur ka thënë, “Ora e parë është timoni i ditës – është Ora e Artë”.

Bëhuni strategjikë në mënyrën se si fillon mëngjesi. Nëse zgjoheni vonë, merrni një filxhan kafe dhe rendni për të shkuar në punë në kohë, ju e keni vendosur ditën në një “ton” paniku.

Ashtu si një timon drejton një anije në kursin e saj, edhe ora juaj e parë duhet të ndihmojë në caktimin e kursit të ditës suaj.

Vendosni alarm nëse keni nevojë të zgjoheni në kohë. Ngrihuni ngadalë, dhe merrni pak kohë për ta ushqyer veten mendërisht dhe emocionalisht, para fillimit të ditës suaj të punës.

Këshilla 2: Festoni fitoret e vogla.

Pa marrë parasysh se sa të mbushur e keni ditën me zgjidhje problemesh, ju duhet të festoni fitoret e vogla.

A zgjoheni në kohë dhe rregulloni shtratin para se të shkoni për punë? Fitore!

A keni gjetur më në fund se si të ta zgjidhni atë kolonë të vogël në tabelën e excel-it në punë? Fitore!

A keni qëndruar nën buxhetin tuaj këtë javë? Fitore!

Ka aq shumë gjëra që shkojnë mirë gjatë çdo jave, prandaj sigurohuni që t’i festoni ato!

Këshilla 3: Jini tërësisht të pranishëm, në çdo situatë

“Jemi kaq të zënë duke parë atë që do të vijë, saqë nuk marrim fare kohë të shijojmë se ku jemi” – Bill Watterson

Nuk ka mënyrë tjetër për të jetuar, përveçse në momentin.

Shumë shpesh e gjejmë veten duke mezipritur fundjavën, muajin tjetër, festën e ardhshme, etj. Ne parashikojmë gjëra emocionuese dhe zhgënjyese gjatë gjithë kohës.

Në vend të kësaj, le të praktikojmë mirënjohjen për secilin moment dhe të mësojmë të kënaqemi plotësisht me të. Merrni kohë për të biseduar me kolegët tuaj ose fëmijët tuaj. Mos lejoni që momentet e vogla të jetës t’ju kalojnë.

Këshilla 4: Përmblidheni ditën tuaj, me uljet dhe ngritjet

Një strategji që funksionon shumë mirë që të shpenzoni 5-10 minuta çdo ditë për të folur dhe shënuar uljet dhe ngritjet.

Kur jemi të lodhur ose të stresuar, priremi të mendojmë se kemi pasur një ditë shumë të mërzitshme ose “të keqe”. Megjithatë, nëse marrim kohë për të analizuar ditën tonë, shohim se ka gjithnjë ngjarje më pozitive, të cilat thjesht i harrojmë.

Edhe nëse ka pasur disa momente jo të mira, mund të meditojmë për një çast dhe të shohim nëse ka ndonjë gjë që mund të mësojmë dhe rritemi.

Nuk duhet besuar tek rastësia, prandaj filloni t’i kushtoni vëmendje çdo gjëje që ndodh çdo ditë.

Këshilla 5: Relaksohuni gjatë natës

Si e përfundoni ditën? Nëse fillimi i ditës është i rëndësishëm, kështu është edhe përfundimi.

Çfarë është ajo që ju pëlqen më së shumti për t’u relaksuar? Të shihni filma, të lexoni një libër të mirë, të ecni, të luani me fëmijët tuaj? Zgjidhni një nga këto aktivitete dhe provojini për një javë, që të shihni se si ju bën të ndiheni.

Ju duhet të zgjidhni gjëra që i mundësojnë mendjes të shpëtojë nga ndonjë shqetësim, dhe t’ju sjellë ndjesi lumturie dhe kënaqësie. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *