Home»Magazine»Ç’mësuan psikologët, kur studiuan 5000 fëmijë gjeni

Ç’mësuan psikologët, kur studiuan 5000 fëmijë gjeni

Ndiq mijëra fëmijë super t zgjuar për katër dekada e gjysmë, dhe do të mësosh një apo dy gjëra se si të rrisni njerëz të suksesshëm.

Një nga zbulimet më të mëdha: Edhe fëmijët me IQ të nivelit të gjenive, kanë nevojë për mësues, që t’i ndihmojnë ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Që nga fillimi i vitit 1971, “Studimi i Rinisë Matematikore të Parakohshme”, ose SMPY, ka gjurmuar 5.000 fëmijë të zgjuar në Amerikë – 1%, 0.1% dhe madje 0.01% në krye të të gjithë nxënësve. Është studimi më i gjatë i fëmijëve të talentuar në histori.

Ja se çfarë zbuloi studimi.

1%, 0.1% dhe 0.01% e fëmijëve në majë, bëjnë një jetë të jashtëzakonshme.

SMPY fillimisht i testoi fëmijët duke përdorur SAT, provime të hyrjes në universitete dhe teste të tjera të IQ. Më pas studiuesit nisën të shohin faktorë shtesë, si regjistrimi në kolegj dhe rrugët e karrierës më vonë në jetë.

Ajo që zbuluan është se fëmijët me më shumë dhunti vazhduan të marrin doktorata dhe diploma, si dhe të mbajnë të drejta patentash, në një përqindje më të lartë se fëmijët me më pak dhunti. Shumica e tyre janë tek 5% me të ardhura më të larta.

“na pëlqen apo jo, këta njerëz vërtetë e kontrollojnë shoqërinë tonë”, thotë Xhonatan Uai, psikolog në Programin e Identifikimit të Talenteve në Duke University.

Fëmijët gjeni nuk marrin vëmendje të mjaftueshme.

Problemi është se fëmijët gjeni shpesh marrin shumë pak vëmendje nga mësuesit e tyre, të cilët mund të jenë të prirur që të injorojnë studentët e spikatur, që tashmë e kanë përmbushur potencialin e tyre.

Kur studiuesit e SMPY panë se sa shumë vëmendje u jepnin mësuesit këtyre fëmijëve të talentuar, ata gjetën se shumica dërrmuese e kohës së klasës ishte shpenzuar për të ndihmuar nxënësit me arritje të ulëta.

SMPY sugjeron që mësuesit duhet të shmangin mësimin e një kurrikulumi “një masë për të gjithë”, dhe në vend të kësaj të përqëndrojnë përpjekjet për krijimin e planeve individuale të mësimit për studentët.

Kalimi i një klase funksionon

Për të ndihmuar fëmijët të arrijnë potencialin, mësuesit dhe nxënësit duhet të konsideorojnë kalimin e një fëmije me dhunti një klasë më lart. Kur studiuesit krahasuan një grup kontrolli me studentë të talentuar të cilët nuk e kishin lënë pa bërë një klasë me ata që kishin kaluar menjëherë ma lart, këta të fundit kishin 60% më shumë gjasa për të fituar patenta dhe doktorata – dhe më shumë se dy herë më shumë gjasa për të marrë doktoraturë në një fushë të lidhur me shkencën, teknologjinë, inxhinierinë ose matematikën.

Inteligjenca varion

Të jesh i zgjuar nuk do të thotë thjesht të kesh aftësi për të mësuar përmendsh fakte ose për të kujtuar emrat dhe datat. SMPY ka gjetur në mënyrë të përsëritur, gjatë analizave të shumëfishta, se disa nga fëmijët më të mençur posedojnë një kapacitet të madh për arsyetime hapësinore.

Këta fëmijë kanë një talent për sistemet e vizualizimit, të tilla si sistemi i qarkullimit tek njeriu ose anatomia e një Honda. Në vitin 2013, vëzhgimet e mëpasshme gjetën një lidhje të fortë midis aftësive të arsyetimit hapësinor dhe numrit të patentave të paraqitura, si dhe dokumenteve e publikuara të shqyrtuara nga kolegët.

Testet e standartizuar nuk janë gjithmonë humbje kohe

Testet e standardizuara – SAT mbi të gjithë – nuk mund të matin çdo gjë që mësuesit dhe prindërit duhet të dinë për një fëmijë.

Por të dhënat e SMPY sugjerojnë që SAT dhe të tjera teste të standardizuara të inteligjencës kanë një fuqi parashikuese – ndërkohë që sërish llogarisin faktorë si statusi socio-ekonomik dhe niveli i praktikës.

Camilla Benbou, një nga studiueset në SMPY, tha se këto teste janë përdorur më së miri për të kuptuar se në cilën fushë fëmijët janë të mirë, në mënyrë që mësuesit të përqendrojnë vëmendjen e tyre në fusha të ndryshme. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *