Home»Bota»CIA do të nxjerrë materialet e Bin Ladenit, por refuzon të lëshojë koleksionin e filmave pornografikë

CIA do të nxjerrë materialet e Bin Ladenit, por refuzon të lëshojë koleksionin e filmave pornografikë

Një kopje e dokumenteve të al-Kaidës të konfiskuara nga komandot amerikane në sulmin e vitit 2011, që vrau Osama bin Ladenin do të nxirren për publikun – me përjashtim të dosjes së pornografisë së tij.

Drejtori i CIA-s Mike Pompeo tha se depozita e gjerë e dosjeve të marra nga Navy Seals nga kompleksi i kreut të al-Kaidës në Abbottabad, Pakistan, do të deklasifikohen brenda disa javësh.

Miliona dokumente elektronike dhe letra të konfiskuara përmbajnë letra familjare, dokumenta mbi historinë islame, libra dhe shënime rreth operacioneve të al-Kaidës.

Ata gjithashtu përfshijnë një koleksion të gjerë videosh pornografike moderne, sipas zyrtarëve të SHBA.

Qeveria ka lëshuar më parë qindra dosje të konfiskuara nga kompleksi, duke përfshirë letra që zbulonin frikën e bin Ladenit për mbikëqyrjen dhe obsesionin e tij për të sulmuar Perëndimin.

Z. Pompeo tha se besonte se ishte e rëndësishme për sigurinë kombëtare që të bënte shumicën e dokumenteve publike, por shtoi se materiali eksplicit do të mbetej i fshehtë.

“Sapo të jemi të sigurt se nuk ka material të klasifikuar dhe se nuk ka gjëra që nuk mund t’i nxjerrim, dua të siguroj që bota t’i shohë ata në mënyrë që njerëzit të gjykojnë si duhet, me qëllim të sigurohemi që ne të mos kemi një 11 shtator tjetër”, tha ai.

“Ka disa materiale pornografie, ka disa materiale me të drejtë autori. Çdo gjë tjetër përveç këtyre do të nxirren në javët e ardhshme”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *