Home»Bota»“Çfarë ndodhi?” Në librin e ri, Hillary Clinton u përvishet të gjithëve

“Çfarë ndodhi?” Në librin e ri, Hillary Clinton u përvishet të gjithëve

Sipas zonjës Klinton, joga, shëtitjet e gjata në pyll dhe konsumimi pa doza të mëdha i verërave chardonnay, i mundësuan asaj daljen nga litania e zgjatur

Kampi i demokratëve amerikanë pritet të tronditet sërish nga libri me kujtime i ish kandidates fatkeqe për president Hillari Klinton. “What Happened“ (Çfarë ndodhi) i cili do të publikohet nesër në 12 shtator, mësohet të jetë një larje hesapesh me ish presidentin Obama, që nuk bëri aq sa duhet për për të denoncuar ndërhyrjet ruse gjatë fushatës, me ish zv presidentin Xho bajden që e kritikoi Hillarin pas fushatës si dhe me senatorin socialist. Berni Sanders, që i hoqi Klintonit një pjesë të mirë të së majtës demokrate.  Lapsi.al ka lexuar një pjesë të paragrafëve nga ky libër që ka arritur të shkëpusë gazeta Le Monde, nga botimi francez që është parashikuar të dalë në treg në 20 shtator.

Aty përpos marrjes së përgjegjësisë për humbjen, ish sekretarja amerikane e shteti tregon se si e tejkalojë atë disfatë që e lodhi dhe e goditi fort. Sipas zonjës Klinton, joga, shëtitjet e gjata në pyll dhe konsumimi pa doza të mëdha i verërave chardonnay, i mundësuan asaj daljen nga litania e zgjatur. Por, me sa duket ato nuk qenë aq kuruese sa ta pengonin znj Klinton nga shpërndarja e përgjegjësive tek të tjerët, për humbjen katastrofale të vitit të shkuar, e cila solli në pushtet Donald Trampin. (lapsi.al)

1 Comment

  1. american16al
    13/09/2017 at 00:29 — Reply

    Humbja e ka bere Hillarin te flasi me vehten, ajo akuzon te gjithe dhe harron qe ajo nuk ishte kandidad i pershtatshem per americanet!!!
    Ajo humbi me nje kandidat qe nuk besonte njeri se do te fitonte!!!!!!

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *