Home»Histori»Arti i diplomacisë atomike

Arti i diplomacisë atomike

Termi “diplomacia atomike” i referohet përdorimit nga ana e një kombi të kërcënimit të luftës bërthamore, për të arritur qëllimet e veta diplomatike dhe të politikës së jashtme. Në vitet pas testit të parë të suksesshëm të një bombe atomike në 1945, qeveria federale e Shteteve të Bashkuara herë pas here kërkoi të përdorte monopolin e saj bërthamor, si një mjet diplomatik jo ushtarak.

LUFTA E DYTE BOTËRORE: LINDJA E DIPLOMACISË BERTHAMORE

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe po kërkonin projektin e një bombe atomike, për t’u përdorur si “armë e fundit”. Megjithatë, nga viti 1945, vetëm Shtetet e Bashkuara zhvilluan një bombë funksionale.

Më 6 gusht 1945, Shtetet e Bashkuara shpërthyen një bombë atomike mbi qytetin japonez të Hiroshimës. Në pak sekonda, shpërthimi rrafshoi 90% të qytetit dhe vrau rreth 80,000 njerëz. Tre ditë më vonë, më 9 gusht, SHBA hodhën një bombë atomike të dytë në Nagasaki, duke vrarë rreth 40,000 njerëz.

Më 15 gusht 1945, perandori japonez Hirohito shpalli dorëzimin pa kushte të vendit të tij, përballë asaj që ai e quajti “një bombë e re dhe më mizore.” Pa e kuptuar as vetë në atë kohë, Hirohito kishte njoftuar gjithashtu lindjen …

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *