Home»Horizonti.al»Shkence»ADN-ja bëhet hard disk

ADN-ja bëhet hard disk

Lamtumirë hard disk! Në të ardhmen do i arkivojmë të dhënat në ADN. Dy studiues të Columbia University dhe Neë York Genome center kanë memorizuar në ADN, 2 megabyte të dhëna: një film të vëllezërve Lumiere, një homazh të mirë në Amazon, një virus informatik, një fotografi dhe një tekst. Për të kodifikuar gjithçka, kanë përdorur një alogirtëm që ka shoqëruar 0 dhe 1 të gjuhës digjitale me 4 bazat e Adn-së (A, G, C dhe T). Kështu u gjenerua një listë digjitale me 72 mijë fije të ADN, që më pas iu dërgua një kompanie në gjendje të transformonte fijet në ADN. Përmbajtja u arkivua në dy javë, dhe studiuesit më pas mundën t’i lexojnë, duke i ritransformuar në të dhëna digjitale pa gabime. Me këtë teknike mund të memorizohen 215 petabyte të dhëna (48 milionë DVD) në një gram ADN, në gjendje të ruhen për mijëra vite. E vetmja pengesë është çmimi: eksperimenti kushtoi në total 9 mijë dollarë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *