Home»Histori»Roma / Një perandori për të gjithë kohërat

Roma / Një perandori për të gjithë kohërat

Screen Shot 2016-08-20 at 22.39.41

Në shumë aspekte, Roma e Lashtë ishte shumë përpara kohës së vet. Përkundër të gjitha ornamenteve të lashta, mendjet e mëdha të Italisë kanë qenë gjithmonë të zëna duke kërkuar gjithnjë e më shumë. Për Senatin dhe shumë udhëheqës të Romës, zgjerimi i kufijve të ndikimit qe i një rëndësie të madhe. Ushtarët ishin simboli i vërtetë e progresit, dhe pushtimi i tokave të reja dhe asimilimi i popujve të tyre, qe karburanti i nevojshëm për t’i dhënë energji asaj makinerie.

Ky cikël shumëfishoi legjionet e Romës, dhe kësisoj shteti filloi të zgjerohej me një ritëm të lartë. Krahas këtij zgjerimi, inxhinierët e kohës revolucionarizuan infrastrukturën e epokës. Ujësjellësit gjigandë sollën ujë të rrjedhshëm për njerëzit, dhe rrugët e sapoasfaltuara (të lakuara për të drenuar ujërat e shiut) lidhën së bashku mbretërinë pak e shumë si një sistem nervor.

Përmes këtyre rrugëve lulëzoi tregtia Romës dhe malli i saj më i çmuar, skllevërit, ndihmuan në shndërrimin rrënjësor të ekonomisë romake (pak a shumë në të njëjtën mënyrë siç do të ndodhë tek perandoritë e tjera në shekujt që do pasojnë).

Tregtia e skllevërve krijoi frabrikën hedoniste të shoqërisë romake, duke nxitur një dashuri kombëtare për sportet e përgjakshme. Njerëzit adhuronin …

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *