Home»Magazine»Pse familja mbretërore nuk firmos kurrë autografë

Pse familja mbretërore nuk firmos kurrë autografë

Një selfie, zonjë? Po patjetër. Por një autograf? Jo thjesht nuk bëhet.

Kate Middleton, dukeshja e Kembrixhit dhe Princi Uilliam, Duka i Kembrixhit, kanë takuar me mijëra njerëz nëpër udhëtimet e tyre globale.

Dukesha e Kornuollit ka bërë 19 udhëtime zyrtare me Dukën, që nga vizita e parë zyrtare jashtë shtetit në Kanada në vitin 2011.

Megjithatë, mes të gjitha luleve dhe dhuratave ekzotike që ajo ka marrë nga dashamirësit, ka një kërkesë që ajo me mirësjellje refuzon.

Nëse ndonjëherë duhet të takoni princeshën, as mos merrni mundimin që t’i kërkoni autograf.

Sipas Daily Express, protokolli dikton që të gjithë anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të refuzojnë të japin firmën e tyre, me qëllim që të shmangin falsifikimin. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *