Home»Histori»PRAPASKENAT E BE / “E hëna e zezë” e Mastrihtit dhe goditja e parë e ëndrrës për një Europë të bashkuar

PRAPASKENAT E BE / “E hëna e zezë” e Mastrihtit dhe goditja e parë e ëndrrës për një Europë të bashkuar

 

Screen Shot 2016-05-30 at 09.23.16

… Ku ka humbur Europa? Gjithësecili do i përgjigjet kësaj pyetjeje sipas prirjeve të veta politike dhe utopive të veta të zhgënjyera. Por janë katër nyja, katër momente vendimtare në historinë e Bashkimit Europian, në të cilat gjërat nuk shkuan ashtu si duhej të shkonin. Katër “akte të munguar”, për të përdorur një term psikanalitik, kur projekti europian doli nga rruga që duhej të ndiqte, duke mbërritur si pasojë në krizën aktuale.

Pengesa e parë ka në sfond Mastrihtin, qyteza anonime holandeze në kufi me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë. Jemi në dhjetor të vitit 1991, termometri tregon temperatura pranë zeros. Prej pak orësh, Bashkimi Sovjetik është shpërbërë. Gjermania ka një vit që është ribashkuar. Jugosllavia nuk ekziston më. Në Kroaci luftohet dhe njerëzit vriten …

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *