Home»Bota»Kim-i kërcënon përsëri: Bëhuni gati për “sulmin e pamëshirshëm”

Kim-i kërcënon përsëri: Bëhuni gati për “sulmin e pamëshirshëm”

Pas ditëve të “qetësisë” Koreja e Veriut ka thyer heshtjen duke kërcënuar sërish SHBA-në.

Shtetet e Bashkuara kanë organizuar një stërvitje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut gjë që nga Peniani është konsideruar e patolerueshme.

Koreano-veriorët e ka cilësuar stërvitjen si një sjellje të pamatur, që po çon drejt luftës bërthamore.

Por sipas Uashingtonit, ky kërcënim nuk do të pengojë zhvillimin e stërvitjes siç është planifikuar.

Sipas gazetës zyrtare të qeverisë vetëm një ditë para stërvitjes ushtarake, Peniani deklaroi se ushtria e vendit mund të godasë Shtetet e Bashkuara në çdo kohë, dhe as askush nuk do të mundë të shmangin “sulmin e pamëshirshëm”.

Tensionet mes SHBA’së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm në javët e fundit. Peniani deklaroi një javë më parë se kishte finalizuar planin për hedhjen e katër raketave në territorin amerikan të Guamit.

Teksa sipas zyrtarëve të administratës Trump dhe ushtrisë amerikane, stërvitja 10-ditore e përbashkët do të zhvillohet siç është planifikuar.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *