Home»Rretherrotull»Game of Thrones / Seria e fundit mund të ketë konfirmuar teorinë për Tyrion Lannister

Game of Thrones / Seria e fundit mund të ketë konfirmuar teorinë për Tyrion Lannister

Episodi më i fundit i “Game of Thrones”, sezoni 7, ishte i mbushur me zhvillime e komplote, të cilat në të njëjtën kohë, edhe shtynin përpara ngjarjet, por edhe rikthenin në mënyrë të hollësishme teori që lidhen me zbulesat e mëdha që do të vijnë.

Një teori e tillë që duket se është konfirmuar lidhet me trashëgiminë e Tyrion Lannister (Peter Dinklage).

Skena në fjalë as nuk e përfshinte edhe vetë Tyrionin. Ishte ajo në të cilën Daenerys (Emilia Clarke) shikon e habitur teksa dragoi i saj Drogon – i sapokthyer nga djegia e Tarlysëve – lejon Jon Snown (Kit Harington) që ta përkëdhelë.

Natyrisht, fansat nuk janë shumë të tronditur nga zhvillimi duke pasur parasysh se ata e dinë që Jon do të zbulohet së shpejti si djali i fshehtë i Rhaegar Targaryen.

Kjo mund të jetë hera e parë që Dany ka parë dragonjtë e saj të përgjigjen në këtë mënyrë tek një i huaj, por jo për audiencën – momenti që ndoshta pa dashje rikthen teorinë e vjetër që Tyrion Lannister nuk është në të vërtetë një Lannister, por një Targaryen i destinuar për të hipur në dragoin e tretë, siç parashikohej në profecinë e librit të George RR Martin.

Kthehuni pak në sezonin 6 kur Dany dhe Drogon ishin larguar nga Meereen duke lënë pas dragonjtë Rhaegal dhe Viserion të lidhur me zinxhirë nën tokë, të zemëruar dhe duke refuzuar që të hanin. Tyrioni, qartësisht i tmerruar,  shihet teksa i zgjidh, i ushqen dhe i përkëdhel.

Teoria e librit bazohet në zbulimin se mbretit të çmendur Aerys i ra në kokë për nënën e Tyrionit, Joanna Lannister, kur ajo ishte në Kings Landing gjatë qëndrimit të babait të Tyrion-it, Tyuin, si Hand of the King. Fansat besojnë se Aerys mund të ketë bërë seks me Joannan, e cila më vonë vdiq gjatë lindjes së fëmijës – diçka që mund të ketë nxitur edhe më tej urrejtjen e Tyuin për djalin e tij.

Nëse është kështu, kjo gjë mund të mbyllë gojën e gjithë personazheve që akuzojnë Tyrionin se ka vrarë të atin. /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *