Home»Magazine»Kinema & TV»“Game of Thrones” / Kit Harington (ose Jon Snow) zbulon finalen: Do të jetë e pabesueshme!

“Game of Thrones” / Kit Harington (ose Jon Snow) zbulon finalen: Do të jetë e pabesueshme!

Nga seriali i Game of Thrones kanë mbetur edhe dy episode, përpara se të largohet nga ekranet edhe për një tjetër vit dhe sipas një prej yjeve të seralit televiziv të HBO, ai do i lërë fansat të ndjehen shumë të kënaqur.

Kit Harington, që luan rolin e Jon Snowt, e ka përshkruar finalen e sezonit si “të pabesueshme” në një intervistë për Hollywood Foreign Press Association.

“Episodi i fundit është i jashtëzakonshëm, realisht, dhe do të jetë më i gjatë”, tha ai, duke konfirmuar lajmin e HBO se do të jetë një speciale me të vërtetë e gjatë.

më tej, uke folur pak për sezonin e tetë dhe të fundit që do të transmetohet në vitin 2018, Harington vazhdoi: “Seria e fundit do të krijojë modelin për vitin tjetër”.

Harington – duke reflektuar mbi atë se si do të ishte jeta pa fenomenin kulturor – tha: “Kush e di se çfarë do të kishte ndodhur, por është gjë e rrallë të gjesh një gjë të tillë, kaq popullore dhe të ndjekur kaq gjerësisht”.

Në episodin e javës së ardhshme do të ndiqet ekspedita e Jon Snow në veri të murit, bashkë me personazhet e tjerë si The Hound, Ser Jorah dhe i rikthyeri rishtaz Gendry, në një përpjekje për të vrarë një White Walker, me qëllimin që t’ia sjellin Cersei Lannisterit si provë të rreziqeve më të mëdha që i kanosen Westeros.

Fansat mendojnë se seria e djeshme mund të ketë konfirmuar një teori të jashtëzakonshme (në lidhje me origjinën e Tyrion Lannister). /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *