Home»Enciklopedike»Disa “marifete” psikologjike që mund t’i përdorni mbi njerëzit e tjerë

Disa “marifete” psikologjike që mund t’i përdorni mbi njerëzit e tjerë

  • Kur një grup njerëzish qesh, njerëzit kanë zakon të shikojnë nga personi i grupit me të cilin ndihen më pranë (apo duan të ndihen më pranë)
  • Hidhuni një sy këmbëve të njerëzve kur flisni me ta. Nëse i kanë të drejtuara në anë tjetër nga ju, kjo ndoshta do të thotë se duan t’i japin fund bisedës.
  • Kur dilni për herë të parë me një vajzë, përpiqu ta cosh në një vend me të vërtetë argëtues. Ajo do të të asociojë gjithmonë në mendjen e saj, me ndjesinë ngazëllyese që përjetoi.
  • Përpiqu të vëresh ngjyrën e syve të dikujt kur e takon. Kohëzgjatja e vështrimit në sy do i bëjë t’ju pëlqejnë më shumë.

  • Nëse punoni në marrëdhënie me klientë, përpiquni të vendosni një pasqyrë prapa vetes. Njerëzit kur shohin veten në pasqyrë do të jenë më pak të këqinj.
  • Njerëzit nuk e bëjnë dallimin mes shkëlqimit në një profesion dhe vetëbesimit. Nëse ju dukeni si një person që e dini se cfarë bëni, njerëzit do të kenë prirjen të vijnë pas jush.
  • Njerëzit janë më të prirur të bien dakord t’ju bëjnë një nder më të vogël, nëse ju kanë refuzuar fillimisht dy ndere më të mëdhenj.
  • Nëse shfaqeni shumë i lumtur dhe i kënaqur që takoni dikë, herën tjetër që do të takoheni personi në fjalë do të shfaqet shumë më i kënaqur dhe i lumtur.
  • Para intervistave, imagjinoni sikur jeni miq të vjetër me intervistuesit. Jeni ju që e vendosni si e perceptoni një situatë, dhe rehatia që do ju kapë do të jetë ngjitëse.

  • Mos thoni apo shkruani “Unë mendoj” apo “Unë besoj”: Kjo gjë nënkuptohet gjithësesi dhe do ju bëjë të dukeni si me më pak vetëbesim.
  • Shprehjet emocionale janë vetëm një mënyrë për të ndjerë emocione. Nëse doni të jeni të lumtur, buzëqeshni sa më shumë që të mundeni.
  • Nëse dikush është i zemëruar me ju dhe ju ruani qetësoni, personi në fjalë mbase do të zemërohet më shumë, por më pas do të ndihet i turpëruar. / www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *