Home»Analiza»Askush në Venezuelë nuk e di se çfarë po ndodh

Askush në Venezuelë nuk e di se çfarë po ndodh

Vendi latinoamerikan nuk arrin të dalë nga kriza, edhe pse qeveri dhe opozitë e deformojnë realitetin boll që të sigurojnë një avantazh politik

Me 5 qershor të 2017 venezuelianët janë zgjuar me të njëjtin president, siç ndodh qysh kur Nicolás Maduro ka marrë stafetën e Hugo Chávez në 2013. Për shumë manifestues që gjatë dy muajve të mëparshëm kishin mbushur sheshet në qytete të ndryshme të vendit ka qenë një zhgënjim tjetër. Kishin qarkulluar zëra, të amplifikuara nga mesazhe në ËhatsApp, sipas të cilave një ditë më parë Maduro ishte larguar nga vendi. Ky episod, bashkë me shumë të tjerë, demonstron se gjithçka ndodh në Venezuelë është shënuar nga dizinformimi dhe nga lajme false të përhapura nga simpatizantë të qeverisë dhe të opozitës. Në politikën venezueliane gjithçka është spektakël. Kështu që harroini gjërat që keni lëxuar gjatë këtyre muajve: Venezuela nuk po po përjeton një katastrofë humanitare prej mungesës së mallrave ushqimore; qeveria e Maduro nuk është duke rënë; policia nuk po masakron manifestuesit nëpër rrugë. Por nuk është as e vërtetë që gjithçka ecën mirë dhe se protestat e dhuna që e shoqëron janë krijuar nga “terroristë” të armatosur, siç thonë mbështetësit e qeverisë. Ky reportazh është frut i 3 javëve të kaluara duke dëgjuar atë që thonë venezuelianët dhe udhëheqësit e tyre.

Sapo arrijmë në karakas, asistojmë në një protestë të opozitës në zonën lindore të qytetit. Manifestime si ky e trondisin kryeqytetin qysh nga fillimet e prillit, me një ritëm prej të paktën një çdo dy ditë. Në rrugët kryesore qëndrojnë makina të blinduara dhe shikohën radhë të gjata agjentësh të policisë kombëtare bolivariane me armë të kalibrit të rëndë. Edhe ushtarët e ushtrisë, me uniformat e tyre ngjyrë ulliri, zënë cepat e rrugëve dhe vendet më të përshtatshme për të frikësuar manifestuesit potencialë. Shumë rrugë që të çojnë në vendet e protestave janë bllokuar. Manifestimet ndjekin një skemë fikse: në sheshin Altamira, në një lagje të banuar nga shtresa e mesme, zotërinj dhe zonja bjonde që mbajnë veshur kapelet karakteristike me ngjyrat e Venezuelës flasin ndërsa studentë nga universitete të ndryshme – si Universidad Central de Caracas, Universidad Metropolitana dhe Universidad Santa María – parakalojnë duke mbajtur postera dhe tabela me mesazhe kundër Maduro, duke e akuzuar se është diktator. Disa nxjerrin nga çantat e shpinës “armët e luftës”: kaska, bluza të zeza që përdorin për të mbuluar fytyrën, maskat antigaz, doreza të trasha, mburoja druri të prera me kujdes. Ka shumë të rinj midis 16 dhe 25 vjeçëve që gjejnë në këto kontestime një mënyrë shprehjeje të dëshirës së tyre për ndryshim. Gjatë manifestimeve sulmojnë banka dhe dyqane. Mbajnë me vete gurë dhe përdorim doreza të trasha për të kthyer mbrapsht gazin lotsjellës të qëlluar nga policia; disa lëshojna bomba molotov apo artizanale kundër policëve. Përshëndeten si heronj nga opozita. Asgjë nga kjo nuk përbën risi në Venezuelë. Slogani “calle, calle, calle” (rrugë, rrugë, rrugë) përdoret nga liderë të ndryshëm të opozitës, me energji më të lartë apo më të ulët, nga viti 1998, kur Hugo Chávez u zgjodh president. Protestat, bojkotimet dhe grevat kanë qenë të shumta sa që është e lehtë mos ti mbash mend sa. Në shumë raste manifestuesit janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet financimeve të Agjencisë për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Pas vdekjes së Chávez në 2013, ka pasur të paktën 3 valë protestash. Manifestuesit sigurojnë se kësaj radhe është hera e mirë për ta rrëzuar qeverinë. “Do të vazhdojmë të manifestojmë. Tashmë nuk ka më asnjeri në këtë vend që e do këtë regjim”, na thotë 23 vjeçari Alejandro Ferrero, që mban veshur një kasko me ngjyrat e flamurit venezuelian. Prej prillit janë arrestuar më shumë se 2800 manifestues. Më shumë se 200 janë ende në burg.

 

Parlament i privuar nga autoriteti

Motivi i valës së fundit të protestave gjendet në një ndërtesë të bardhë në qendër të Karakasit, ku punon apo duhet të punojë parlamenti, duke qenë se në gushtin e 2016 Gjykata Supreme e ka zhveshur nga autoriteti dhe qysh atëhere asnjeri nuk e di mirë sesi ta nxjerrë nga kjo situatë. Një fat i trishtuar, por shumë venezuelian, për një parlament që nga dhjetori i 2015, kur është rinovuar, kontrollohet nga opozita, pasi ka qenë për 16 vjet në duart e chavistëve. Partitë opozitare që janë pjesë e Mesa de Unidad Democrática (MUD) kaë fituar shumicën prej 2/3 të vendeve dhe kjo i ka mundësuar që të miratojnë ligje që shkojnë kundër zgjedhjeve kryesore politike të qeverisë dhe të kenë fjalën e fundit lidhur me huatë ndërkombëtare apo mbi bilancin shtetëror. Ditën e betimit të parlamentit të ri, Presidenti i Asamblesë Henry Ramos Allup ka propozuar një logj për dhënien e amnistisë të gjithë të burgosurve politikë dhe në diskutimin e tij ka deklaruar: “Gjatë muajve të ardhshëm do të përdorim një metodë, një sistem për ta ndryshuar qeverinë me anë instrumentesh kushtetues”. Disa orë më parë, Presidenti Nicolás Maduro kish firmosur një dekret që i hiqte Parlamentin pushtetin e emërimit të Drejtorit të Bankës Qendrore dhe Gjykata Supreme i kish penguar 3 deputetët të opozitës që të betoheshin (për të shmangur që opozita të arrinte mazhorancën). MUD-i nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës dhe qysh atëhere qeveria nuk ua paguan rrogat deputetëve dhe të gjitha vendimet e parlamentit anullohen sistematikisht nga Gjykata Supreme, që me 29 mars ka marrë pushtetet e Asamblesë Kombëtare, për të bërë më pas prapaktheu përballë reagimit të komunitetit ndërkombëtar. “Parlamenti ka vlerë simbolike”, shpjegon Julio Borges, Presidenti aktual i Asamblesë. “Qysh kur janë betuar deputetët, Gjykata Supreme ka marrë më shumë se 60 vendime që i kanë anulluar të gjitha vendimet. Është absurde ta privosh parlamentin nga autoriteti duke e akuzuar për rebelim dhe fyerje, sikur të ishte një njeri i vetëm”, thotë Borges. “Maduro ka miratuar bilancin vetë, nëpërmjet Gjykatës Supreme. Ka miratuar ligjin për borxhin publik pa e kaluar nga parlamentin, i mbyllur nga një qeveri të cilës nuk i intereson vota popullore apo demokracia”. Lufta midis pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv është rënduar në 2016. Një tentativë dialogu e mbështetur nga Papa Françesku dhe nga Bashkimi i Vendeve Jugamerikane (UNASUR) në shtator ka përfunduar me asgjë faktike. Referendumi për të rrëzuar Maduro, i propozuar nga partitë e opozitës, është bllokuar nga Këshilli Kombëtar Elektoral (CNE), që ka pezulluar mbledhjen e formave për mashtrime në 5 shtete në fund të tetorit. Këtë javë CNE-ja ka njoftuar se zgjedhjet e guvernatorëve, që do të mund t’i garantonin shumicën opozitës (dhe, për pasojë, kontrollin e forcave të policive rajonale), do të mbaheshin në semestrin e parë të 2017, me 6 muaj vonesë. Këto zgjedhje nuk janë mbajtur akoma.

 

Kushtetutë e kontestuar

Në qendër të Karakasit, sytë e Hugo Chávez, i vdekur në marsin e 2013, janë kudo. Ministri i Arsimit Elías Jaua na pret në zyrën e tij midis fotove të ndryshme të ish presidentit. Njeri i besuar i Chávez, Jaua ka qenë Sekretar i Presidencës, Ministër i Jashtëm, Ministër i Ekonomisë Popullore, Ministër i Bujqësisë dhe Zëvendëspresident. Sot është i impenjuar edhe që të realizojë objektivin kryesor të qeverisë për të tejkaluar ngërçin e krijuar nga opozita  (që nuk e ka ndërmend të pushojë së manifestuari): ti japë jetë Asamblesë Kushtetuese të propozuar nga Maduro me 1 maj. Nëse projekti i qeverisë do të përfundojë më sukses, organi i ri do t’i anashkalojë të gjithë pushtetet e tjera dhe do të mund të imponohet ndaj Parlamentit apo deri edhe ta mbyllë atë. Jaua e ka lëkurën e errët dhe një shikim serioz prapa syzeve me skelet katror. Shpjegon plot afsh se problemi më i madh u vendit është “refuzimi i pajustifikueshëm i opozitës për të dialoguar me qeverinë dhe parapëlqimi i saj për dhunë”. Jaua ka detyrën që të koordinojë punën për Asamblenë Kushtetuese, një bast i rrezikshëm, që kërkon të vihet dorë në një prej trashëgimive më të rëndësishme të Chávez: kushtetuta e 1999. Edhe pse në atë kohë u kritikua, sot të gjithë politikanët akuzojnë njëri tjetrin se po e shkelin këtë tekst. “Problemi nuk është të modifikohet kushtetuta”, shpjegon Jaua. “Duhet rishkruar parimi sipas të cilit sovraniteti popullor është burimi suprem i datit të kombit. Dialogu nuk bëhet duke përfshirë një rreth të ngushtë politikanësh të opozitës, por nëpërmjet një procesi elektoral universal, të drejpërdrejtë dhe sekret, që i bën të dalin liderin e qeverisë dhe të opozitës kundër kësaj dhune”. Sipas formulës të menduar nga qeveria, përbërësit e Asamblesë Kushtetuese do të zgjidhen gjysma me bazë rajonale, kurse gjysma tjetër do të vijë nga 9 sektorë të tjerë të shoqërisë, si për shembull fshatarë, biznesmenë, indigjenë, njerëz me aftësi të kufizuar, universitarë dhe përfaqësues të këshillave komunalë. Pavarësisht ndryshimeve të paraqitura nga një asamble kushtetuese të zgjedhur sipas këtyre rregullave, Jaua thekson se “bazat doktrinare dhe folozofike të kushtetutës së 1999 do të mbesin të pandryshuara”. Por propozimi i qeverisë e ka nxehur klimën politike. Me 11 maj opozita ka mbushur rrugët e Las Mercedes, një lagje në zonën lindore të Karakasit. Protesta, e organizuar në më pak se 24 orë, ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që kishte filluar gjithmonë prej aty një ditë më parë, kur turma kishte kërkuar që të hynte në qendër të qytetit, duke sfiduar kordonat e policisë. Ka pasur përleshje dhe një student 24 vjeçar i Shkencave të Komunikimit, Miguel Fernando Castillo Bracho, ka mbetur i vrarë. Me 11 maj familjet, të drejtuara nga një klerik katolik, faleshin, këndonin dhe mbanin kurora me lule për të kujtuar të riun e vrarë. Sipas prokurorisë venezueliane, Castillo është goditur nga një plumb i qëlluar nga një armë artizanale. “Jam këtu si nënë, për të ndarë dhimbjen e nënave të këtyre të rinjve të vrarë, për shkak të represionit dhe të ligësisë së qeverisë”, ka thënë profesorja Ana Karina Malave. Prej marsit kanë vdekur më shumë se 90 persona gjatë protestave. Numërimi i biktimave, një perversitet i sensacionalizimit venezuelian, është përdorur si armë nga të dy rreshtimet politike. Në Karakas, një prej qyteteve më të dhunshme të botës, ka pasur incidente vdekjeprurëse në të gjitha valët e manifestimeve kundër chavizmit. Në 2014 qeveria ka përdorur vdekjen e 43 manifestuesve, të vrarë gjatë një proteste, për të dënuar me 14 vite liderin e opozitës Leopoldo López. Qysh atëhere, López është i burgosuri politik më i famshëm i vendit. Në prillin e 2002, 19 të vdekurit gjatë një dite proteste u përdorën nga ushtarakët si pretekst për të kërkuar dorëheqjen e Chávez dhe i hapën rrugën një grushti shteti që do të zgjaste më pak se 48 orë.

Ernesto Villegas është Ministër i Komunikacioneve dhe President i televizionit shtetëror Venezolana de Televisión (VTV). Por mbi të gjitha është gazetar. Villegas ka shkruar një libër për grushtin e shtetit të 2002 të titulluar “Abril, golpe adentro” (Prill, grusht shteti i brendshëm). “Të të gjithë të vdekurit kanë të njëjtën vlerë, janë të gjithë të dhimbshëm, pavarësisht nga përkatësia politike e viktimës”, thotë ministri dhe shton se të vdekurit e shkaktuar nga policia janë shumë më pak nga ato që thuhen andej këtej. Villegas thekson se nga 77 persona që janë vrarë në 6 muajt e parë të vitit sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, vetëm 25 janë vrarë teksa merrnin pjesë në protesta. Midis viktimave ka persona të vrarë prej plumbave të qëlluara nga armë artizanale apo armë zjarri. Paúl Moreno, një student 24 vjeçar i Mjekësisë, është shtypur nga një makinë në Maracaibo, në perëndim të vendit. Juan Pernalete, një student 20 vjeçar, është vrarë – sipas versionit të Prokurores së Përgjithshme Luisa Ortega Díaz – pasi është goditur në gjoks nga një bombë gazi lotsjellës të lëshuar nga policia. Midis viktimave janë 4 chavistë, 4 policë dhe 8 persona kanë vdekur në vend teksa plaçkisnin një furrë buke në Karakas. Rasti për të cilin është folur më shumë është ai i Orlando Figuera, një djalë 21 vjeçar që me 20 majh, pasi është akuzuar për vjedhje, është linçuar, therë me thikë dhe djegur i gjallë nga manifestuesit që ndodheshin në sheshin Altamira. Figuera ka vdekur në spital 15 ditë më vonë, sipas prindërve të tij, që janë chavistë, djali punonte si punëtor parkimi në Las Mercedes dhe është vrarë “pse ishte chavist”. Lajmi nuk ka tërhequr shumë vëmendje në shtypin ndërkombëtar dhe është përdorur nga qeveria për të akuzuar opozitën. “Kur flasin për Venezuelën”, pohon Villegas, “mjetet e huaja të informimit nuk zbatojnë rregullat standard të gazetarisë. Burimet zyrtare nuk konsiderohen të vlefshme. Ideja bazë është se çdo gjë e thënë kundër qeverisë përbën lajm, pa pasur nevojë të verifikohet”. Villegas nënvizon një diferencë themelore midis 2002 dhe sot: rrjetet sociale. Në Venezuelë 53% e popullsisë ka akses në internet dhe midis shtresave popullore e dhëna shkon në 70%. “në 2002 qemë robër të televizionit”, thotë ministri. “Sot komunikimi online kazëvendësuar televizionin në disa zona dhe për disa grupmosha. Vlejnë më shumë mesazhet e shkëmbyera në grupet ËhatsApp; Facebook është aplikacioni më popullor në vend dhe Tëitter përdoret shumë nga politikanët”.

 

Më shumë protesta dhe më shumë të vdekur

Manifestimet si ai ku ka vdekur Miguel Fernando Castillo Bracho nuk gjejnë hapësirë në kanalet televizive free (Në veçanti Telesur dhe VTV u kushtojnë shumë hapësirë programeve të propagandës kundër opozitarëve), nga ana tjetër është e pamundur të kontrollohet lumi i videove amatoreske të përhapura në faqet antichaviste si Maduradas apo La Patilla. “Ka edhe një tendencë tjetër: shumë gjëra të prodhuara për Venezuelën vijnë nga Miami. Nëse do të bëhej një kërkim mbi përdoruesit më influentë online, do të shikohej se rreth 60% e tyre jeton jashtë Venezuele”. Kundërsulmi chavist procedon me po aq shpejtësi në faqe të tilla si La Iguana Tv, që boton video ku shikohen manifestues të hedhin eksplozivë artizanalë kundër policisë. Nganjëherë lajmet e përhapura nga televizioni shtetëror manipulohen në mënyrë të dukshme, për shembull duket futur armë në fotografitë e manifestuesve. Me një felpë mbi shpatulla, Henrique Capriles duket sikur sapo ka bërë xhoging. Është figura kryesore e opozitës prej më shumë se 10 vitesh. Thekson se kriza ekonomike nuk do të zgjidhet derikur nuk do t’i gjehet një rrugëdalje krizës politike dhe duke folur me të të krijohet ndjesia se kjo rrugëdalje është larg. Capriles, kandidati presidencial që bashkon opozitën dhe që në 2013 është mundur nga Nicolás Maduro me vetëm 224000 vota, nuk do të mund të paraqitet në zgjedhje për 15 vitet e ardhshme. “Sipas kushtetutës, ndalimi politik fillon vetëm kur ka një vendim të formës së prerë. Rasti im ka të bëjë me një gjobë prej 40000 bolivares (rreth 6 dollarë në tregun e zi) pse kam marrë një donacion nga Mbretëria e Bashkua e destinuar për një projekt shkollor”. Dy ditë pas intervistës me Agência Pública, Capriles, Guvernator i shtetit Miranda, do të shikojë që do t’i merret pashaporta në aeroport dhe nuk do të mund të largohet nga vendi për të shkuar në OKB, ku donte të denonconte shkeljet e të drejtave të njeriut në zhvillim në Venezuelë. Capriles mendon se kaosi mund të rritet. Nëse projekti i Asamblesë Kushtetuese ecën përpara, thotë, ai, Venezuela mund ta gjejë veten me dy kushtetuta. “Jam jashtëzakonisht i preokupuar, pasi qeveria i ka radikalizuar qpozicionet e saj”, thotë ai. Për Capriles zgjidhja është që të vazhdohet të manifestohet. “Maduro e ka injopruar rezultatin e kutive të votimit, një mazhorancë dërrmuese në favot të forcave të ndryshimit. Çfarë kemi propozuar? Një referendum për ta votëbesuar presidentin, i parashikuar nga kushtetuta. Çfarë ka ndodhur? Na është mohuar. Çfarë duhet të bëjmë kur na i mbyllin të gjitha portat demokratoke? Çfarë duhet të bëjë një udhëheqës?”.

Gjatë manifestimeve, Capriles bëhet njeri tjetër. E çon turmën në delir, duke sharë Maduro dhe duke siguruar se qeveria është në pikën e rrëzimit. Në studion e tij duket më i arsyeshëm dhe paqëtues. “Jam i bindur se ndryshimi do të ndonjë nëpërmjet votës, pasi duhet të mendojmë për pas Maduro. Një qeveri që lind nga një rebelim ushtarak, nga një grusht shteti, nuk mund t’i japë stabilitet vendit”. Në 2002 Capriles ndoqi nga afër grushtin e shtetit të dështuar, por sot këmbëngul për distancimin nga ajo trashëgimi e mallkuar. Me 11 prill 2002, disa orë përpara se Chávez të merrej nga ushtarakët që merrnin pjesë në puç, Julio Borges, në atë kohë President i Partisë Primera Justicia dhe sot President i Parlamentit, doli në televizion dhe i kërkoi qeverisë të dorëhiqej. Në të majtë të tij ishte Leopoldo López, Kryebashkiak i ri i Chacao, një komunë e rajonit metropolitan të Karakasit. Të nesërmen López shkoi me policinë bashkiake të arrestojë Ramón Rodríguez Chacín, Ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë, në kuadër të një spastrimi që, ashtu si grushti i shtetit, zgjati pak. Kur u fut me forcë në shtëpinë e ministrit, López ishte në shoqërinë e Capriles, në atë kohë Kryebashkiak i ri i Baruta, gjithmonë në rajonin metropolitan të Karakasit. Po atë ditë, Capriles qe protagonist i një episodi ytë diskutueshëm në ambasadën kubaneze në Karakas. Ndërtesa ishte nën rrethim qysh nga 9 prilli. Turma kërcënonte se do të futej brenda dhe, qysh kur qarkullonin zëra se brenda ndodhej Zëvendëspresidenti Diosdado Cabello, që kërkonte azil politik, ndërtesës nuk i shkonin më as rryma, as uji. Capriles hyri në ambasadë dhe kërkoi që të bënte një kontroll. Ambasadori refuzoi, duke i apeluar të drejtës ndërkombëtare. Në dalje, Capriles zgjodhi që të lante duart: “Nuk mund ta konfirmoj apo të them ndryshe se Cabello ndodhet në ambasadë, pasi nuk ma lanë të kontrolloja”. Capriles thekson se shkoi aty më kërkesën e ambasadorit dhe se i ngritën një kurth. “Nuk kam marrë pjesë kurrë në grushtin e shtetit, kurrë!”, përsëriti gjatë një interviste.

Ndërkohë Diosdado Cabello është bërë politikani më i fuqishëm i chavizmit. Çdo të martë në orën 20 VTV-ja transmeton “Con el mazo dando”, një program piktoresk që zgjat rreth 4 orë. Është takimi i përjavshëm me Cabello, që ka marrë stafetën nga Chávez, që si president bënte një emision të ngjashëm. Programi e merr emrin nga një çelës mekanik që prezantuesi e përdor për të goditur tavolinën kur dëshiron të theksojë atë që thotë. Ish uahtaraku flet përpara një logoje të madhe me siglën 4F (simbol i grushtit të shtetit të dështuar të tentuar nga Chávez në 1992) dhe shprehjen “Aquí no se habla mal de Chávez”, këtu nuk flitet keq për Chávez. Cabello është figurë kyçe e një qeverie që i bën gjithnjë e më shumë apel mbështetjes së ushtrisë. Ka qenë Zëvendëspresident gjatë grushtit të shtetit dhe President i Parlamentit, Ministër i Punëve Botore dhe i Politikave të Banimit, si dhe Guvernator i shtetit Miranda, një post që e ka humbur ndaj Capriles. Pa një mandat zyrtar në qeveri dhe me një vend të kotë prej deputeti në një parlament që nuk funksionon, është një prej njerëzve të propagandës chaviste. “Në këtë moment Cabello është politikani që i njeh më shumë forcat e armatosura”, shpjegon Rocío San Miguel, Drejtore e OJQ-së Control Ciudadano para la Seguridad, la Defensa y la Fuerza Armada. “I pëlqen që ta shesë këtë imazh të vetes, dëshiron të besohet se kontrollon forcat e armatosura, por nuk është kështu. Në këtë moment asnjeri në Venezuelë nuk e ka kontrollin e forcave të armatosura. As vetë Maduro”. Është pikërisht lidhur me këtë pikë në të cilën ndërhyn opozita, që qysh nga fillimi i vitit po kërkon që t’i bindë ushtarakët t’a ndërpresin mbështetjen Maduro. “Sot qeveria është e ulur mbi bajoneta. Por shpresojmë që në forcat e armatosura të ketë një komponente demokratike dhe institucionale, që të mos mbështesë një qeveri të korruptuar”, thotë Borges, “Po kërkojmë ti bindim ushtarakët që të mos kenë frikë nga një proces elektoral në gjendje të bashkojë vendin”. Edhe Parlamenti po provon që t’i bindë ushtarakët. Në fund të majit është krijuar një komision garancie për tranzicionin, i cili duhet të miratojë një amnisti për të mbrojtur kë ndryshon rreshtim. “Jo vetëm amnisti, por edhe stimuj”, shpjegon deputeti Freddy Guevara, Zëvendëspresident i Parlamentit dhe Koordinator i Partisë Voluntad Popular, e drejtuar nga Leopoldo López. “Kush arrestohet apo shkarkohet pse mbështet luftën për demokraci duhet ta dijë se kur do të vijë demokracia do të kompensohet”.

 

Gjenerali besnik

Në këtë mënyrë liderët e opozitës kërkojnë që të sigurojnë ushtarakët për faktin se nëqoftëse do të vijnë në pushtet nuk do të zbatojnë asnjë represion si ai i dëshiruar nga Chávez pas grushtit të shtetit të dështuar të 2002, ku morën pjesë edhe disa liderë aktualë të opozitës. Në atë kohë qeveria chaviste reformoi policinë dhe konsolidoi praninë e doktrinës bolivariane në ushtri, duke u besuar pozicione komanduesve ushtarakëve besnikë. “Chávez ka sjellë ushtarakët në pushtet për të stabilizuar qeverinë, por pas vdekjes së tij Maduro i ka bërë lëshime të tjera ushtrisë dhe sot lidhja midis politikanëve dhe forcave të armatosura është edhe më e ngushtë”, shpjegon San Miguel. “Sot kemi një qeveri që udhëhiqet nga një civil, por që ka të gjitha karakteristikat e një ekzekutivi ushtarak. Shoqëria është militarizuar dhe jeta e përditshme rregullohet nga forcat e armatosura, të cilët menaxhojnë shpërndarjen e mallrave ushqimore, transportet, farmacitë”. Prej 32 ministrave të qeverisë së Maduro, 11 janë ushtarakë dhe 11 nga 23 guvernatorët shtetërorë janë ushtarakë në pension. Veç kësaj, ushtria është e pranishme në Zona Económica Militar Socialista, një kompleks industrial i krijuar nga Maduro në 2013 në shpresën e rigjallërimit të ekonomisë. Midis bizneseve të lindura me shpalljen e kësaj iniciative, 5 kanë raporte me forcat e armatosura: një bankë, një industri bujqësore e zooteknike, një kanal televiziv dixhital, një kompani ndërtimesh dhe një furnizimi ujor në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Qysh atëhere janë krijuar 3 kompani të tjera. Compañía Anónima Militar de Industrias Mineras, Petrolíferas y de Gas (Camimpeg) është krijuar në fillim të 2016 për të racionalizuar shfrytëzimin e naftës, gazit dhe mineraleve. Këshilli Drejtues emërohet nga Gjenerali Vladimir Padrino López, Ministër Mbrojtjeje, dhe qeveria është aksioneri kryesor. Maduro thotë se kjo kompani kufizohet vetëm në “sigurimin e shërbimeve PDVSA-së”, kompanisë petrolifere shtetërore. Ushtarakët janë në vijë të parë edhe në luftën e qeverisë kundër krizës ekonomike, veçanërisht nëpërmjet Gran Misión Abastecimiento Soberano, e drejtuar gjithmonë nga Padrino López. Programi shërben për të rregulluar importimin dhe shpërndarjen e mallrave ushqimore popullsisë më të varfër nëpërmjet komiteteve lokale të furnizimit dhe prodhimit (CLAP). Këto komitete, të lidhur me këshillat komunalë e lagjeve të varfëra, shpërndajnë thasë që përmbajnë rreth 12 kilogram produkte bazë si oriz, miell, makarona e vaj, me çmime të subvencionuara nga qeveria. Pavarësisht problemeve, politika e CLAP-it i ka lehtësuar vështirësitë e krijuara nga mungesa e mallrave ushqimore, që ka arritur momentin më kritik në 2016.

Një studim i tri universiteteve i kryer gjithmonë në 2016 ka zbuluar se 70% e venezuelianëve kishte humbur mesatarisht 8 kilogram në harkun e një viti, një e dhënë katastrofike po të kihet parasysh se nën chavizmin popullsia që vuante nga mungesat ushqimore ishte reduktuar nga 15% në 5%. Sot shpërndarja e shumë mallrave – vaj, sheqer, kafe, oriz dhe letrës higjenike – menaxhohet nga një ushtarak në kuadër të planit “Rubro por rubro”. Kur vala e fundit e protestave është shtrirë nga Karaksi në shtete të tjera të vendit – duke sjellë me vete plaçkitje, bllokime rrugore dhe sulme kundër strukturave të policisë – qeveria ka nisur fazën e dytë e planit “Zamora”, që parashikon përdorimin e ushtrisë për të garantuar rendin publik në zona të tëra të vendit. Në mes të majit, Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 2000 ushtarë të Gardës Kombëtare Bolivariane dhe 600 ushtarë të forcave speciale në shtetin Táchira, në kufi me Kolumbinë. Prej majit, forcat e armatosura e të gjithë vendit janë autorizuar të arrestojnë manifestues, që më pas gjykohen nga gjykata ushtarake. Gjenerali Padrino López nuk lodhet kurrë së treguari mbështetjen e tij për Maduro. Deklaron se Asambleja Kushtetuese “është një propozim revolucionar dhe thellësisht demokratik, që ne e mbështesim”. Kërkon “përfundimin e fushatës së urrejtjes kundër forcave të armatosura” dhe ka mbështetur publikisht daljen e Venezuelës nga Organizata e Shteteve Amerikane (OEA), e lajmëruar në fund të prillit. Luis Almagro, Sekretari i Përgjithshëm i saj, është objektivi i pjesës më të madhe të kritikave të tij. rritja e influencës së ushtarakëve në sektorë strategjikë të ekonomizë ngre një seri problemesh, sidomos rrezikun që të rritet korrupsioni, thembra e vërtetë e Akilit e qeverisë chaviste. “Për momentin raporti midis ushtarakëve dhe qeverisë funksionon dhe do të vazhdojë të funksionojë në të ardhmen e afërt”, thotë Rocío San Miguel. Por një kërcënim i qëndron sipër: “ka 3 krime që prekin nga afër kupolën ushtarake të vendit: narcotrafiku, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe korrupsioni”.

 

Një bashkëbisedues realist

Të kërkosh një zë të paanshëm në Venezuelë është e pamundur. Maksimumi dhe me lodhje të madhe, mund të gjendet një bashkëbisedues realist. Luis Vicente León, Drejtor i Institutit Datanálisis, nuk është lloji i njeriut që nuk dëshiron të rreshtohet; mendon se Maduro po fillon të abuzojë me pushtetin e tij dhe se qeveria e tij ka marrë tipare diktatoriale. Por fakti që është një ekspert të dhënash (Datanálisis është një prej instituteve më të rëndësishëm të Venezuelës) e shtyn León të bëjë konsiderata të tjera: shpjegon se nga 2016, kur pakësimi i mallrave ushqimore ka arritur pikun e tij, popullariteti i Maduro është rritur. “Kishtë rënë ndjeshëm pasi kishte fituar me 51% të votave; momenti më i keq i tij ka qenë në dhjetor të 2016, kur kishte zbritur në 18% të konsensusit. Por këtë vit, paradoksalisht, Presidenti ka rikuperuar 6 pikë përqindjeje, duke u ngjitur nga 18 në 24% besim. Kjo e dhënë varet nga ai 35% i popullsisë që e quan veten të pavarur, domethënë as me Maduro, as me opozitën”. León thotë edhe se 90.5% e venezuelianëve mendon se vendi po ecën keq apo shumë keq dhe se 70% fajëson qeverinë për këtë. “Por as opozita nuk ngjall shumë besim. Duhet të flasë për të ardhmen e vendit, por preferon që të vazhdojë të sokëllijë kundër Maduro”. León paralajmëron një negociatë midis qeverisë dhe opozitës. “Pa një traktativë politike do të jetë e pamundur të rukuperohet një ekuilibër. Opozita duhet ta përdorë forcën e saj në Parlament dhe në rrugë jo për ta detyruar qeverinë të porëhiqet, por për të kërkuar një negociatë me të cilën të rithemelohen institucionet”. Nëqoftëse, siç duket, opozita do të vendosë të mos e ndjekë këtë rrugë të dytë, qeveria do të vazhdojë t’i “getizojë manifestimet”, duke i bërë më të dhunshme. “Duhet ta shmangim me çdo kusht”. León tregon edhe një factor tjetër, më të thellë: “Në Venezuelë mungojnë qumështi, kafeja dhe orizi, por ajo që mungon më shumë është e vërteta dhe, akoma më shumë se ajo, objektiviteti. Në këtë vend nuk kuptohet më se cila është e vërteta, në mjetet e informimit, në diskutime, në debate, në intervista. Vlera e së vërtetës ka humbur krejtësisht, si në qeveri, ashtu edhe në opozitë. Bëhet luftë se kush thotë më shumë gënjeshtra. Humbja e së vërtetës nënkupton se nuk mund të ndahen më zërat nga realiteti. Kështu që pozicionimi bëhet shumë i vështirë”. Në Venezuelë duket se është hapur një frakturë sociale që më pas është është shtrirë në pjesën tjetër të kontinentit. “Kur fraktura sociale është maksimale, atëhere edhe e vërteta konsiderohet tradhëti”, përfundon León.

(Natalia Viana është një gazetare braziliane, drejtuese e uebsajtit të gazetarisë investigative Agência Pública (apublica.org))

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *