Home»Enciklopedike»5 ngjarjet meteorologjike më vdekjeprurëse të të gjitha kohëve

5 ngjarjet meteorologjike më vdekjeprurëse të të gjitha kohëve

Kushtet ekstreme të motit mund të jenë vdekjeprurëse.

Sipas traditës, Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara vëzhgon të dhënat mbi temperaturat dhe motin ekstrem. Por, më 18 maj për herë të parë shpalli rekordin botëror të numrit më të lartë të viktimave të shkaktuara nga ciklonet, tornadot, vetëtimat dhe stuhitë.

“Moti ekstrem shkakton shkatërrim të madh dhe humbje jetësh,” tha në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm Petteri Taalas. “Aspekti njerëzor i ngjarjeve ekstreme të motit nuk duhet të humbasë në harresë.”

OBM është duke u përpjekur për të forcuar sistemet e paralajmërimit të hershëm, sidomos tani që një popullsi botërore në rritje dhe ndryshimi i klimës ka të ngjarë të ketë ngjarje edhe më vdekjeprurëse ekstreme meteorologjike, sipas një raporti që shpall këto zbulime.

“Këto ngjarje nxjerrin në pah tragjeditë vdekjeprurëse që lidhen me lloje të ndryshme të motit të keq. Njohuri të detajuara të këtyre ekstremeve historike vërtetojnë përgjegjësinë tonë të vazhdueshme, jo vetëm për të parashikuar dhe monitoruar motin dhe klimën, por edhe për të përdorur këtë informacion për të shpëtuar jetëë në gjithë botën, në mënyrë që fatkeqësitë e këtij lloji të bien, ose të eliminohen të ardhmen”, tha Randall Cerveny, raportuesi i OBM për kushtet e motit.

Këto vlerësime mund të ndryshojnë teksa informacioni i ri del në dritë, por këto janë ngjarjet që sipas raportit ishin më fatale, dhe që kanë të bëjnë me kushtet e ndryshme të motit.

Siç është raportuar ka qenë breshër me madhësinë “e një veze pate dhe topi portokalli apo kriketi.” Raporti i OBM citon një dëshmitar që tha se çatitë kishin shembur dhe dyert e dritaret ishin thyer nga akulli. “Njerëzit që ndodheshin jashtë e pa strehim thjesht u goditën për vdekje nga breshëri. Katërmbëdhjetë trupa u gjetën në një pistë atletike. Më shumë se një festë martese u ndërpre nga stuhia, dhe të ftuarit u masakruan. Policia raportoi se 1,600 krerë gjedhë, dele dhe dhi u vranë”, shkruante John Eliot, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit Meteorologjik indian.

Sipas raportit gati 90% e ndërtesave sub-Sahariane nuk janë të mbrojtura nga rrufeja: shpesh ato janë bërë nga tulla balte me çati kallaji ose metali.

Në vitin 1994, një rrufe shkaktoi një zjarr që dogji tre depozita nafte, secila me rreth 5,000 ton karburant për avionët. Linja hekurudhore ku transportoheshin depozitat u rrëzua pas një përmbytje dhe ujërat e sollën karburantit që digjej brenda Dronkas.

Uragani i vitit 1989 hapi një brazdë pothuajse 1 km të gjerë dhe shkatërroi dy qytete, duke plagosur më shumë se 12.000 njerëz dhe duke lënë 80.000 të pastrehë.

Stuhia, në disa raste të njohura si “Cikloni i Madh Bhola”, ka shkaktuar mes 300.000 dhe 500.000 të vdekur, kur një valë stuhie përfshiu ishujt e banuar të deltës së Ganges dhe Gjirin e Bengalit. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *