Home»Magazine»A mund t’i zëvendësojmë politikanët me robotë?

A mund t’i zëvendësojmë politikanët me robotë?

Një robot në vend të një deputeti, kush do të votonte për të?

robots

Nga Frank Mols & Jonathan Roberts

Nëse keni pasur mundësinë për të votuar një politikan të cilit i besonit plotësisht, ju ishit të sigurtë se ai nuk kishte asnjë plan të fshehtë, dhe se do të përfaqësonte realisht pikëpamjet e elektoratit, apo jo? Po në qoftë se politikani do të qe një robot? Jo një njeri me një personalitet robotik, por një robot i vërtetë i pajisur me inteligjencë artificiale. Të ardhme si kjo, kanë qenë një temë e fantashkencës për dekada të tëra. Por a mund të ndodhë vërtet? Dhe nëse po, si duhet të ecim përpapa?

Besimi i humbur

Sondazhet e fundit, tregojnë se besimi ndaj politikanëve ka rënë me shpejtësi në shoqëritë perëndimore, dhe votuesit po i përdorin gjithnjë e më shumë zgjedhjet, për të shprehur votën e tyre të protestes. Kjo nuk do të thotë se njerëzit kanë humbur interesin mbi politikën dhe politikë-bërjen. Përkundrazi, ka prova të rritjes së angazhimit në politikën jo-tradicionale, çka sugjeron që njerëzit mbeten të angazhuar politikisht, por kanë humbur besimin tek politika partiake tradicionale.

Më konkretisht, votuesit po ndjejnë se partitë politike tradicionale, janë shumë të ngjashme mes tyre dhe se politikanët janë të shqetësuar më shumë për sondazhet dhe aktivizmin politik. Votuesit e pakënaqur, mendojnë zakonisht që partitë e mëdha u shërbejnë interesave të fuqishme vetjake, janë të lidhura me biznese apo sindikata të mëdha, ndaj dhe vota e tyre nuk do të shënojë ndonjë ndryshim.

Një simptomë tjetër e ndryshimit të angazhimit politik (në vend të mosangazhimit), është rritja e partive populiste me një axhendë radikale kundër partive tradicionale, dhe interesi në rritje ndaj teorive të konspiracionit, të cilat vërtetojnë dyshimet e njerëzve se sistemi është i manipuluar.

Ideja e politikanëve vetë-shërbyes dhe shërbëtorëve civilë nuk është e re. Kjo pikëpamje cinike popullarizuar nga seriale televizive “Po zoti Ministër” në BBC, dhe së fundmi nga seriali amerikan “House of Cards”. Ne mund të kemi humbur besimin tek politika tradicionale, por çfarë alternativash kemi? A mund t’i zëvendësojmë politikanët me diçka më të mirë?

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *