Home»Bota»Kontrabanda me njerëz si “model” biznesi mes Afrikës dhe Europës

Kontrabanda me njerëz si “model” biznesi mes Afrikës dhe Europës

Kontrabanda me njerëz është në bum, në Afrikë me këtë është zhvilluar si të thuash një degë ekonomike, sipas organiaztës së OKB-së për refugjatët, UNHCR.

Italien Salerno Ankunft von Flüchtlingen (picture-alliance/Pacific Press/M. Amoruso)

Misioni i BE-së në Mesdhe kritikohet dhe shumë organizata ndihme nuk munden t’i shpëtojnë të gjithë njerëzit, që përmes Detit Mesdhe duan të kalojnë në Europë. Shumë njerëz mbyten gjatë lundrimit të rrezikshëm me anije të vjetra, me të cilat kontrabandistët përpiqen t’i kalojnë ata përmes detit. Për këtë ka një industri të organizuar mirë të kontrabandistëve. Madje ne i konsiderojmë ato “si sipërmarrje, që punojnë në shumë vende”, thotë Maia Marie-Cécile Darmé nga UNHCR. Kontrabandistët kanë llogari bankare në Europë. Por edhe në Kajro e Dubai, në SHBA dhe në Kanada. Të afërmit e refugjatëve, që jetojnë në Europë dergojnë paratë për të gjithë udhëtimin në llogaritë e kontrabandistëve, thotë punonjësja e UNHCR.

Por si i gjejnë ato kontrabandistët dhe si arrijnë të derdhin paratë në llogaritë e tyre? Disa kontrabandistë bëjnë reklamë në internet për shërbimet e tyre. Ka lidhje në rrjetet sociale, p.sh, në faqe të caktuara në facebook. Atje gjenden numrat e telefonëve të kontrabandistëve dhe ata i shpjegojnë të interesuarve me saktësi se sa kushton udhëtimi, thotë Maia Marie-Cécile Darmé nga UNHCR. Më tej ajo shpjegon, se ndërkohë ka një lloj sistemi siugrimi. Të afërmit i dërgojnë paratë tek kontrabandistët, kur personi, për të cilin ata paguajnë, ka mbërritur i sigurtë në Europë. Tronditëse është se sa profesionalisht i ofrojnë dhe i zbatojnë kontrabandistët shërbimet e tyre kriminale. Ka oferta për udhëtim të lirë dhe për luks. Ka madje edhe oferta „all inclusive” – pra një paketë e plotë udhëtimi, thotë Maia Darmé.

Rrjeti i  kontrabandistëve kujdeset, që refugjatët të arrijnë në brigjet e Libisë. Pastaj të tjerë kontrabandistë i marrin përsipër refugjatët për t’i kaluar ata në Euroopë me anije. Këto udhëtime i shfrytëzjnë njerëzit, që arratisen nga Afrika lindore. Bëhet fjalë për pagesa nga 5.000 deri në 10.000 Dollarë amerikan, shpjegon punonjësja e UNHRC-së.

Njerëzit udhëtojnë me javë të tëra e ndonjëherë edhe me muaj. Shumë syresh duhet të gjejnë punë gjatë udhëtimit pët të paguar etpapën e dytë të tij. Për ta ky është një udhëtim i kushtueshëm dhe me rrezik për jetën, që rrallë përfundon vërtetë në “parasën Europë”, në shumicën e rasteve njerëzit përfundojnënë strehimoret e tejmbushura në Itali. / Deutsche Welle

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *