Home»Bota»Situata paszgjedhore: Britania në kaos

Situata paszgjedhore: Britania në kaos

Paraardhësi i saj, David Cameron, vuri bast një referendum për të dhënë fund bisedave për largimin nga Bashkimi Europian – dhe humbi, duke e vënë Britaninë në një kurs izolues dhe me trazira ekonomike. Kryeministrja Theresa May vuri bast përsëri zgjedhje të shpejta për të forcuar dorën e saj në negociimin e nisjes së largimit – dhe dështoi po aq keq, duke humbur shumicën konservatore në Parlament dhe duke e lënë Britaninë në rrëmujë politike vetëm pak ditë përpara hapjes së negociatave. E vetmja gjë që ishte e qartë në mëngjesin pas zgjedhjeve ishte se poundi kishte rënë.

Në një epokë të surprizave zgjedhore, Britania nuk gaboi. Dy muaj më parë, kur zonja May bëri thirrjen e saj për zgjedhje të menjëhershme, konservatorët mbanin një epërsi të madhe mbi Laburistët, të cilët u perceptuan si të vdekur nën udhëheqjen e Jeremy Corbyn, i majtë i shkollës së vjetër. Zonja May pritej të merrte pesë vjet autoritet të pakontestueshëm. Në vend të kësaj, Laburistët fituan 29 vende më shumë në Parlament, të ndihmuar nga pjesëmarrja më e madhe në dy dekada dhe fitorja e z. Corbyn e bëri atë ti bëj thirrje zonjës May për dorëheqje. Në një surprizë paralele, Partia Kombëtare Skoceze pësoi një ulje, duke i dhënë fund diskutimit për një referendum tjetër mbi pavarësinë skoceze.

Znj. May humbi për shumë arsye, kryesorisht mes tyre për shkak të një fushatë që minoi reputacionin e saj si një udhëheqëse e vendosur dhe e ashpër. Ajo rrallë u përpoq jashtë ambienteve të skenarizuara të konservismit, dhe kur ajo e bëri ishte krejtësisht në mënyrën e gabuar. Plani i saj për të ngarkuar të moshuarit më shumë për kujdesin afatgjatë ishte veçanërisht i dëmshëm. Propozimi u emërtua menjëherë si “tatim i çmendurisë”, dhe ajo u detyrua ta tërhiqte atë. Z. Corbyn, në të kundërt, doli kundër çdo parashikimi me një fushatë agresive që paraqiste turma entuziaste në protestat e hapura.

Çuditërisht, Brexit – arsyeja që znj. May thirri zgjedhjet dhe ndoshta çështja më e rëndësishme me të cilën ballafaqohet Britania, me pasoja potencialisht të tmerrshme për ekonominë dhe për vendin e Britanisë në botë – luajti vetëm një rol marginal në fushatën konservatore ose të laburistëve. As zonja May dhe as zoti Corbyn nuk paraqitën një strategji koherente për largimin nga Bashkimi Evropian. Votuesit mbetën me nocionin e paqartë se zonja May favorizoi një dalje të vështirë, me një tërheqje të plotë nga tregu i përbashkët dhe një fund të lëvizjes së lirë të njerëzve, dhe se zoti Corbyn favorizoi një dalje më të butë. Vetëm Liberal Demokratët u përqendruan në Brexit, duke bërë thirrje për një referendum të ri, por ato dolën me vetëm 12 vende.

Nga të gjitha 650 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, Konservatorët ende kanë më shumë, 318, dhe zonja May premtoi të formojë një qeveri në koalicion me një parti të vogël irlandeze. Ajo këmbënguli që ajo nuk do të tërhiqej si kryeministër, megjithëse kjo mund të ndryshonte. Nëse ajo mbetet, dora e saj në negociata me Bashkimin Evropian do të dobësohet, pasi një kërcënim i vazhdueshëm i zgjedhjeve të reja do të varet mbi kokën e saj. Zonja May ka arritur të kundërtën e saktë të qeverisë “të fortë dhe të qëndrueshme”, që ajo tha se dëshironte të çonte në bisedimet jashtëzakonisht të komplikuara dhe fatale, të cilat do të fillojnë më 19 qershor.

Në të kundërt, pala e Bashkimit Evropian është fuqizuar nga zgjedhja e një presidenti të fuqishëm pro-evropian në Francë, Emmanuel Macron dhe me gjasa partia e tij e re do të fitojë thellë në zgjedhjet së shpejti parlamentare. Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë gjithashtu duket e fortë për një fitore të katërt zgjedhore në shtator. Zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel këmbëngulën se ballafaqimi me një Britani të dobësuar nuk ishte në interesin e tyre, por nuk mund të anashkalohen faktet aktuale.

Një Britani i dobësuar është në interesin e askujt. Ndërsa zgjedhjet nuk i dhanë znj. May dorën e fortë që ajo donte, ajo ende mund të sillte benefite Britanisë nëqoftë se e detyron udhëheqjen politike të sapokrijuar të vendit të përballet jo vetëm me çështjet e brendshme që kanë luajtur rol në fushatë, por edhe me “elefantin në dhomë” që u kalua pa vëmendje. 23 qershori do të shënojë një vit që nga referendumi i Brexit; Është koha që qeveria të dali e qartë me publikun për atë që mund të presë realisht nga divorci me Evropën dhe cila do të jetë strategjia e saj për negociatat. /The New York Times – Lexo.al/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *