Home»Histori»Otto von Bismarck: Babai i Gjermanisë, nacionalisti “kokëshkretë” …

Otto von Bismarck: Babai i Gjermanisë, nacionalisti “kokëshkretë” …

Një mit i sikletshëm që Gjermania dhe politika e jashtme e saj e kujtojnë me shumë maturi

Screen Shot 2016-04-04 at 19.30.31

“Konflikti në Europën Lindore, shpërbërja e strukturave shtetërore në Lindje të Mesme e rrethojnë tashmë Europën si një rreth zjarri”, vërente kohët e fundit historiani Michael Stürmer, që më pas vazhdonte: “Gjermania, një peshë e rëndë në qendër të Europës, mban një funksion kyç në shuarjen e zjarreve të ndryshme dhe është mbi të gjitha Kanzlerin që duhet të interpretojë një rol të veçantë në të gjithë këtë”. Fjalë që tingëllojnë akoma më të rëndësishme në dritën e përvjetorit të lindjes së Otto von Bismarck, që ishte me 1 prill. Kancelari i Hekurt ishte nisur ta bënte Gjermaninë qendrën e skakierës botërore. Dhe ka qenë përvjetori bismarckian që e ka shtyrë Ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier që të takojë nxënësit e “Evangelisches Gymnasium zum Grauen Kloster”. Jo një gjimnaz dosido, por ai në të cilin studioi pikërisht djaloshi Bismarck. “Sigurisht që nuk ishte një nxënës model”, ka debutuar Steinmeier për të shkrirë akujt me nxënësit. “Shkonte mirë në lëndët që i interesonin, më pak në ato që e mërzisnin, dhe gjithsesi mbi libra zhytej vetëm pak përpara një provimi. Domethënë ishte një student sezonal… Megjithatë, më duhet ta pranoj se ky djalë më duket simpatik”. Edhe pse, pavarësisht gjithçkaje, Bismarck fliste një numër të habitshëm gjuhësh të huaja, midis të cilave edhe rusishten. Kurse historia ka qenë lënda e tij e preferuar.

Një testim simpatie që ka të bëjë jo vetëm me studentin, është ngutur të thotë Steinmeier, për të cilin karriera e mëpasme – ajo që e shndërroi Bismarck në Kancelar të Hekurt – nuk duhet marrë si model. Sigurisht, ka treguar ministri, në Ministrinë e Jashtme…

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *