Home»Bota»Versioni i Trump-it për sigurinë tonë

Versioni i Trump-it për sigurinë tonë

Nga Gail Collins

Uau, Donald Trump as që mund të japë një fjalim elementar ushtrisë pa e sjellur muhabetin të gjithin për vetën.

“Tani dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju dhënë disa këshilla. Gjatë rrjedhës së jetës tuaj, ju do të kuptoni se gjërat nuk janë gjithmonë të drejta. Ju do të kuptoni se gjëra do të ndodhin juve  dhe që ju nuk do i meritoni”, paralajmëroi presidenti ndërsa po fliste të mërkurën në Akademinë e Rojeve Bregdetare.

Sa prej jush mendoni se Trump po fliste për një detar të trajtuar padrejtësiht?

“Shikoni mënyrën se si unë jam trajtuar kohët e fundit, veçanërisht nga mediat”, vazhdoi ai. “Asnjë politikan në histori, dhe e them këtë me siguri të madhe, është trajtuar keq ose më shumë padrejtësisht”.

Ne do të ndalemi tani për të kujtuar se Abraham Lincoln ishte akuzuar për gjithçka nga dehja në tradhti deri tek “sëmundja në barkë për shkak të korrupsionit dhe fanatizmit”, para se ta vrisnin. Ju do të mendoni se Trump do ta mbante mend atë, pasi ai duket se e konsideron veten si një ekspert për Lincoln. (“Shumica e njerëzve as që e dinë se ai ishte republikan”, njoftoi kohët e fundit në një darkë për ngritjen e fondeve).

Por jo, askush nuk është përndjekur aq shumë sa Donald Trump, përkundër gjithë asaj që ai ka bërë për ne.

Presidenti gjithashtu mori kohë për të lavdëruar shërbimin e Gardës Bregdetare për të vazhduar pastaj për “shumën e jashtëzakonshme” të arritjeve që administrata e tij tashmë ka realizuar. “Ne kemi ruajtur Amendamentin e Dytë,” ai u mburr. Kjo ishte me sa duket lufta e tij e suksesshme për t’u siguruar që njerëzit të cilët janë mendërisht të sëmurë dhe nuk mund të menaxhojnë përfitimet e tyre të Sigurimit Social, ende t’u garantohet e drejta për të blerë armë vdekjeprurëse.

Por tema e ditës në Akademinë e Gardës Bregdetare ishte mbrojtja e Amerikës. Dhe meqë askush – veçanërisht Trump – nuk mund të flasë për asgjë tjetër përveç Trumpit, le të shohim atë që presidenti ka bërë kohët e fundit për të siguruar sigurinë tonë.

Tani për tani nuk kemi kryetar të F.B.I-së. Shumica e zyrave të avokatëve të SHBA-së – qendra nervore e luftës së Amerikës kundër terrorizmit dhe korrupsionit – janë pa udhëheqës. Në mars Trump kërkoi që prokurorët federalë të epokës së Obamës të largohen menjëherë dhe ai nuk ka emëruar një zëvendësim të vetëm.

Senatorja Dianne Feinstein, demokrate e lartë në Komisionin Gjyqësor, thotë se ajo u sigurua nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë se “tranzicioni do të bëhet në mënyrë të rregullt për të ruajtur vazhdimësinë”.

“Është e qartë, ky nuk është rasti,” Feinstein nënvizoi.

Ndërkohë, këshilltari për sigurinë kombëtare Mike Flynn doli se ishte një katastrofë në shumë fronte dhe u pushua nga puna për mashtrim. Pasuesi i tij, H. R. McMaster, erdhi në punë me një sfond ushtarak të fortë dhe pastaj shpejt u bë një turp. Ai është vetëm një zëdhënës tjetër që përpiqet të mbulojë rrëmujën e presidentit me deklarata të formuluara me kujdes, të cilat do të kundërshtohen nga një tweet i Trump.

Amerikanët vazhdojnë të pyesin veten se pse askush në administratë nuk përpiqet ta shpëtojë presidentin nga gabimet e tij të pafundme verbale, por siç Glenn Thrush dhe Maggie Haberman raportoinë në The Times, McMaster është përpjekur me të vërtetë. Presidenti, si mirënjohje, i referohet atij si “një dhimbje koke”.

Gjithsesi, Trump i mungon marrja e këshillave të sigurisë kombëtare nga Mike Flynn. Ai merrte fshehurazi pagesa të mëdha për përfaqësimin e interesave të Turqisë derisa ishte pjesë e fushatës së Trump dhe gjithashtu kishte një marrëdhënie shumë të diskutueshme dhe fitimprurëse me Rusinë.

“Ai është një djalë i mirë. Unë shpresoj se ju mund ta lini këtë çështje të shkojë,” tha Trump tani – pasi u largua nga F.B.I. Drejtori James Comey. A keni parë ndonjëherë një gjykim më të madh të karakterit? Njerëz, mos pranoni punë në administratën Trump, edhe nëse ai ju ofron sekretar të pushimeve. Vetë fakti që ai ju pëlqen, bën që të gjithë të tjerët të mos ju besojnë.

Gjithashtu në krye të zinxhirit të Trump kur bëhet fjalë për mbrojtjen e sigurisë: Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, një ish-senator i krahut të djathtë, arritja më e madhe e të cilit deri më tani ka qenë të kthejë sistemin federal të drejtësisë penale në një politikë të vdekur për imponimin e dënime të gjata të detyrueshme për njerëzit e dënuar për krime të padhunshme lidhur me drogën.

Meqë Sessions u tërhoqë nga çdo hetim lidhur me Rusinë dhe fushatën e Trump – një temë që aktualisht mbulon pothuajse çdo gjë – dhe një barrë shumë e madhe binte mbi zëvendësin e tij, Rod Rosenstein, i cili ka qenë në punë për tre javë. Rosenstein, shembulli i fundit i këtij rregulli të punësimit të Trump, u tregonte shpejt njerëzve që ai nuk i interesonte me të vërtetë për reputacionin e tij personal.

Në anën tjetër, Rosenstein ka caktuar një këshilltare të posaçme për të parë … gjërat. Ky ishte Robert Mueller, një zgjedhje shumë serioze, i cili ishte në fakt i fundit Drejtor i F.B.I. jo i shkarkuar nga Donald Trump.

Dhe sot kemi një ekuipazh të ri të Rojes Bregdetare, të gatshëm për të shërbyer. Sikur të kishim një gjysmë president të vetëm si të dobishëm./Lexo.al/

Përkthyer nga The New York Times, nga Lexo.al.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *