Home»Udhetim & Turizem»Supriza Shqipëri: A jeni gati për një zbulim të ri?

Supriza Shqipëri: A jeni gati për një zbulim të ri?

26 vite pas largimeve masive me varka (e mbani mend filmin “L’America” të Gianni Amelios?), vendi ballkanik rritet me ritëm shastisës. Një rilindje që na intereson shumë ne italianëve. Mes entuziasmit dhe ndonjë kontradikte

Sepse Shqipëria është kështu. Bujare dhe pakëz dinake. Dinamike, por edhe e vëmendshme për kohën e vet (një kafe duhet që të pihet ulur në tavolinë, edhe për gjysmë ore, avash-avash). Hiperteknologjike (shumica e shqiptarëve kanë dy telefona) e megjithatë e kapur fort pas traditës dhe zakoneve, aq sa është detyrim të asistosh të paktën në një martesë tipike: mund të zgjasë edhe pesë ditë, pas banketit të shtunën dhe të dielën (i pari organizuar nga familja e saj, i dyti nga familja e tij), muzikë pop-folklorike

Progresi bëhet çdo herë prej detajeve. Dhe historia me episode në dukje jo të rëndësishme. Kështu, kur pak vite më parë rrugët e qyteteve filluan të kenë një emër, shumë pak njerëzve iu duk ndonjë gjë kushedi çfarë. Ngahera ishin mësuar me adresa si “shtëpia e Z. Rossi, që është përballë ish komisariatit të policisë dhe në krah të bankës”. E pamundur të dërgoje postë. Deri kur në kryqëzime u shfaqën tabelat. Në qytete si Kavaja, 40 kilometra larg nga Tirana, “rruga që të shpie tek kasapi” është sot rruga e Tabakëve, ajo që “të shpie tek fusha sportive” shtë Taulantia. Edhe Google Maps, shërbimi i hartave online, është dashur të marrë parasysh evolucionin dhe të përditësojë topografinë e kësaj qosheje të botës.

Një kalim ky, që afron më shumë me perëndimin dhe Bashkimin Europian, Shqipërinë, e madhe pak më shumë se sa Siçilia, me një popullsi prej 2.88 milionë banorë. Pas dominimit otoman (pothuaj pesë shekuj), pas diktaturës komuniste (pothuaj pesëdhjetë vite), pas ikjes së dëshpëruar – me anije dhe në këmbë – të më shumë se një milion njerëzve në fillimin e viteve Nëntëdhjetë, pas kolapsit të 1997-ës për shkak të firmave piramidale, që premtonin norma interesi që nuk ishin parë ndonjëherë për paratë e depozituara, nëse nuk kishe në mendje të ikje bashkë me gjithë kursimet, sot vendi ka ndryshuar fytyrë dhe mënyrë të jetuari. Falë edhe një popullsie të re, me një moshë mesatare rreth 35 vjeç (15 më pak se Italia).

“Shqipëria është rajoni i njëzetenjëtë”, pëlqen të thotë Erjon Veliaj, kryebashkiaku 37-vjeçar i Tiranë, ish Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në qeverinë socialiste të udhëhequr nga Edi Rama, i cili edhe vetë ka qenë Qytetar i Parë i kryeqytetit. “Jem një vend i ri dhe ambicioz, një Amerikë e vogël dy hapa larg shtëpisë tuaj”, nënvizon Veliaj. Për pjesën tjetër, pikërihst Veliaj i kalon ditët duke inauguruar shkolla e parqe, ndërtesa dhe kënde për kohën e lirë, mes vilave të qytetit që, i vetëm, mban një të katërtën e popullsisë së Shqipërisë. Tirana është sinteza e fytyrës së re të vendit ballkanik. Mbi të gjitha pasi ka miratuar planin rregullues, zhvilluar nga një kompani italo-shqiptare dhe besuar arkitektit Steffano Boeri, që duhet të rishikojë strukturën e kryeqytetit, një shekull pas ndërhyrjes së një tjetër italiani, Armando Brasini.

Por është edhe një vend ku pamjet e mrekullueshme – si bregu shumëngjyrësh i Ksamilit, në pjesën jugore – duhet të bashkëjetojnë me shumë vite abuzivizëm në sektorin e ndërtimit. Mijëra ndërtesa të ngritura pranë detit, dhe për momentin, vetëm disa janë të shembura.

Një kryebashkiak për jetën e natës

“Shqipëria është bërë një vend ku mund të shkosh për pushime ndryshe, edhe prej ushqimit që ofron”, thotë Fundim Gjepali, 35-vjeçar, i lindur në Shijak, emigrant në Itali në vitin 1996, tashmë kuzhinier-urë mes dy vendeve, në Padam Boutique Hotel & Restaurant në Tiranë si dhe në “Antico Arco Restaurant” në Romë, që konsiderohet një prej dhjetë kuzhinierët e huaj më të mirë të gadishullit. “Sot në Shqipëri janë rritur vizitorët she shërbimet. Sigurisht, nuk jemi ende në nivelet e turizmit të luksit”, vazhdon Gjepali. Në Tiranë do të gjeni një mjedis “të gjallë dhe pub-e të çdo lloji”. Kryebashkiaku zyrtar, Veliaj, ka emëruar edhe “qytetarin e parë për jetën e natës”. Ushqimi, pastaj, “është ndër më të mirët dhe me çmime ekonomike”. Në veri, “në destinacionin që duhet eksploruar”, Gjepali sugjeron që të provohen produktet ushqimore. Në jug “është detyrim të shijosh mishin e mbi të gjitha, peshkun”.

E dinë mirë italianët e Shqipërisë – 20 mijë sipas vlerësimeve zyrtare, diçka më pak sipas ambasadës italiane në Tiranë – që prej disa vitesh janë integruar në strukturën sociale dhe ekonomike të vendit. Jo vetëm në sektorin e restoranteve, por edhe të prodhimit dhe shëndetit. Qytetet e mëdha shqiptare janë të mbushura me klinika italiane, spitale private me drejtues – edhe ndonjë doktor madje – italianë, që përfundojnë duke kontribuar në 11236 miliardë Eurot e Produktit të Brendshëm – vlerësime të FMN – dhe një rritje prej afro 3 përqind. Megjithatë, në vendin e shqiponjave nuk mungon kontributi i emigrantëve. Mijëra familje vazhdojnë të dërgojnë para në shtëpi, edhe pse më pak se më parë. Në tremujorin e parë të 2016-ës, Banka e Italisë llogarit që shqiptarët kanë dërguar në vendlindje 27.91 milion Euro. Nga 2005 deri në 2015, kanë qenë 1.44 miliardë Euro.

Bumi i turizmit

Po turizmi? Instat, Instituti shqiptar i Statistikave llogariste se në vitin 1995 – pra katër vite pas largimeve masive për në Itali, Greqi, SHBA dhe vende të tjerë – hotelet në Shqipëri ofronin 2018 shtretër. Në 2015, 20 vjet më vonë, ishin bërë 15023. Sa për flukset turistike të të huajve, në vitin 2000 ishin 317 149 dhe në vitin 2015, ishin 4 131 242. Në tremujorin e parë të vitit që kaloi, kanë hyrë 2 395 915 turistë, sipas Instat, një shifër që për gjithë vitin e kaluar, padyshim që ka qenë shumë më e madhe se e vitit paraardhës. “Sot turizmi është një prej zërave ekonomike më të rëndësishme për financat e Tiranës”, shpjegon Kryebashkiaku Veliaj. Dhe këmbëngul të theksojë se kryeqyteti është shndërruar në objektiv për qytetarët e huaj – mbi të gjitha evropianë – të cilët vijnë për të kaluar disa ditë, që t’i shpëtojnë rutinës në vendet e tyre. “E konsiderojnë Tiranën një city break”, shotë Veliaj. “Pjesën më të madhe të javës, në Tiranë është e pamundur të gjesh dhoma të lira në hotelet me 4 dhe 5 yje”.

“Progresi i Shqipërisë është i pamohueshëm: vendi galopon me një shpejtësi që Bashkimi Europian mund ta ëndërrojë”, komenton Agron Shehaj, 39 vjeç, me origjinë nga Vlora, i ardhur në Itali me anije, diplomuar në Firence dhe tashmë biznesmen i suksesshëm mes dy shteteve: në Ballkan menaxhon Intercom Data Service (idS), një prej call center-ave më të mëdhenj të Europës, me 15 zyra të shpërndara në Shqipëri, më shumë se tremijë punonjës (“pothuaj të gjithë vendas, me ndonjë italian apo anglez”), klientë të Belpaese, me xhiro 20 milionë Euro në vit dhe zyra në Bllok, mu në qendër të Tiranës, një herë e një kohë zona e blinduar ku banonte diktatori komunist dhe delfinët e tij.

“Po sigurisht që ka ende shumë rrugë për të bërë – vazhdon Shehaj – duke nisur nga infrastruktura, që mbetet ende për t’u sistemuar”. Gjepali është dakord. “Nëse të gjitha rrugët do të ishin më të mira, mbase do të ishte më e lehtë dhe e shpejtë të mbërrije në destinacion”.

Një kritikë, shefi i kuzhinës e ka edhe për kolegët-konkurrentë: “Nuk do të ishte kaq sikur të kishte pak më shumë seriozitet nga ana e atyre që menaxhojnë bare e restorante: çmimet nuk duhet të ndryshojnë në bazë të klientit”. Gjepali nuk e thotë, por i referohet një praktike – e rrallë, por ekziston – ku turistëve u kërkohet më shumë.

Sepse Shqipëria është kështu. Bujare dhe pakëz dinake. Dinamike, por edhe e vëmendshme për kohën e vet (një kafe duhet që të pihet ulur në tavolinë, edhe për gjysmë ore, avash-avash). Hiperteknologjike (shumica e shqiptarëve kanë dy telefona) e megjithatë e kapur fort pas traditës dhe zakoneve, as sa është detyrim të asistosh të paktën në një martesë tipike: mund të zgjasë edhe pesë ditë, pas banketit të shtunën dhe të dielën (i pari organizuar nga familja e saj, i dyti nga familja e tij), muzikë pop-folklorike. Në fund, duhet prenotuar një dietolog.

“Dove” – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *