Home»Galeri»Foto»FOTO / Të fortë si shkëmbi: Mbrotësit e fundit, ekstremë të fesë, nga Greqia, në Itali, Turqi dhe Etiopi

FOTO / Të fortë si shkëmbi: Mbrotësit e fundit, ekstremë të fesë, nga Greqia, në Itali, Turqi dhe Etiopi

TATEV, ARMENI. Izoluar në grykëderdhjen e lumit Vorotan, manastiri i Tatevit u themelua në shekullin IX, dhe që dy shekuj më vonë banohej nga një mijë murgj. Mes viteve 300 dhe 400 aty u ngrit një prej institucioneve të para arsimore të vendit.

AMORGOS, GREQI. I vendosur mbi det, manastiri grek ortodoks i Panagia Hozoviotissas u ngrit në ishullin e Egjeut në shekullin XI. Thuhet se u ngrit për të mbrojtur një ikonë të shekullit IX, që ende ruhet brenda tij.

SANTA CATERINA, ITALI. Santa Caterina del Sasso Ballaro, mbi Lago Maggiore. Manastiri, i dedikuar Katerinës së Shenjtë të Egjiptit, u ngrit duke nisur nga shekulli XII. Të parët që banuan aty ishin domenikanët.

PARO, BHUTAN. Në shekullin VIII ishte një shpellë në 3120 metra lartësi, ku budistët tërhiqeshin për të medituar. Në vitin 1692 filloi ndërtimi i Manastirit të Taktsangut (“strofulla e tigrit”), ashtu si e shohim sot.

METEORA, GREQI. Manastiri i Roussanou u themelua në vitin 1388 dhe banohet edhe sot nga 16 murgesha greko ortodokse. Mes majave të Meteoras në Thesali, manastirët e ngritur me kalimin e kohëve kanë qenë 24.

ARAGONA, SPANJE. Manastiri kristian i San Juan de la Pena e ka marrë emrin nga vargmali në Pirenejtë aragonezë dhe duket i ndërtuar në një shpellë. Që gjatë shekullit VIII ishte një avanpost kundër arabëve.

SUMELA, TURQI. I ngritur në një shkëmb, manastiri greko ortodoks i Sumelas mendohet që të jetë ngritur, nga dy jeremitë në shekullin IV, gjatë mbretërimit të Theodhosit I.

LALIBELA, ETIOPI. Vend pelegrinazhi për të krishterët ortodoksë etiopianë, kishat e gërmuara në shkëmb në qytetin e Lalibelës janë 11. Por për datën ka mendime të ndryshme: ndoshta që në shekujt XII-XIII. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *