Home»Bota»Përqafimi i BE-së: Taktika e re e udhëheqësve europianë

Përqafimi i BE-së: Taktika e re e udhëheqësve europianë

Kur kandidati presidencial francez, Emmanuel Macron u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel javën e kaluar, biseda u kthye në një çështje të fajësimit të establishmentit politik të Evropës, shkruan sot në një speciale dedikuar ngjarjeve europiane, e përditshmja amerikane, The Wall Street Journal.

Si mundeshin politikanët europianë, të mos pengonin rritjen e nacionalizmit në të gjithë kontinentin? Macroni, i cili është duke luftuar kundër ekstremistes Marine Le Pen në zgjedhjet e së dielës për zyrën e lartë të Francës, e kishte një përgjigje. Ai tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për më shumë integrim, jo më pak.

Për vite të tërë, udhëheqësit kryesorë të Europës zgjodhën një strategji të përmbajtjes së populistëve, duke e injoruar kështu retorikën e tyre, apo edhe kërkesat që bënin thirrje për çmontim të BE-së. Dhe shumëkush sheh si pasoja të asaj qasjeje, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, apo edhe faktinq ë dy kandidatë kryesorë në zgjedhjet presidenciale në Francë, janë dy ekstremistë, Le Pen nga e majta dhe Jean-Luc Mélenchon nga e djathta.

Tani, kur në Francë po afrojnë zgjedhjet dhe në vjeshtë priten dhe ato në Gjermani, forcat që janë pro BE-së po përshtasin një tjetër qasje. Një mbrojtje e fortë e bllokut ekonomik, si dhe vendit që ai do të zërë në të ardhmen e vendeve të tyre.

Eshtë një ndryshim të ciline  mishëron më së miri vetë Macron. Ai është shfaqur si kundërshtari i fortë i Le Pen, dhe madje simbolikisht është mbështjellë me flamurin e Bashkimit Europian, pikërisht atë flamur që Le Pen dëshiron ta heqë nga institucionet e Francës.

“Beteja jonë për vëllazëri, do të jetë beteja jonë për Europën”, u thotë mbështetësve të tij Macroni.

Për t’u rikthyer tek biseda mes Macon dhe Merkel, një ndihmëse ekandidatit francez tha se ajo ishte përqëndruar në rritjen e lëvizjeve nacionaliste si dhe nevojën për të thelluar integrimin europian, por Macroni kish thënë gjithashtu s emonedha e përbashkët kish nevojë për një shkundje, për të zgjidhur çekuilibrat ekonomike mes Gjermanisë dhe fqinjëve të saj më të varfër.

Kur Merkeli e pyeti se si po shkonin zgjedhjet në Francë, sipas ndihmëses së Macron, ai i tha asaj se po ndërmerrte një risk të madh, teksa bënte fushatë si një kandidat kaq i fortë proeuropian.

Duke u larguar nga kanceleria, Macroni u tha gazetarëve se ai dhe Merkeli ishin në humor të mirë, në gjendje festive. Një ditë më herët, votuesit holandezë i kishin dhënë një goditje të fortë Geert Vildersit dhe partisë së tij kundër imigrantëve. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *