Home»Udhetim & Turizem»Një fundjavë në Granada të Spanjës, qytetin e kështjellave

Një fundjavë në Granada të Spanjës, qytetin e kështjellave

Emily Sargent

Duke shëtitur nëpër El Albaicín, një nga Barrios-et qendrore të Granadës, duket sikur kemi udhëtuar në një tjetër kohë – ose, ndoshta, jemi një lloj përralle. Ky është një qytet i mbushur me kështjella, kopshte dhe katedrale, në pritje për t’u zbuluar së bashku rrugicat e ngushta me kalldrëm. Është magjepsës e surreal – po nga t’ia fillosh? E pra, fillojmë me më tërheqësen, sigurisht. Historia dhe bukuria e qytetit janë të mishëruara tek Alhambra, pallati i bashkësisë së fundit muslimane të qytetit, me pellgjet e tij si pasqyrë, muret e mbuluara me pllaka dhe rrugicat e rrethuara me pemë.

Kohët e duhur për të vizituar është në agim ose muzg, nëse ka pakëz rreze dielli, kur muret e pallatit dhe majat e selvive, “lahen” prej dritës së mrekullueshme. Në orën 6 të mbrëmjes sonë të parë, dielli papritmas nisi të depërtojë, kështu që nxituam për të dalë jashtë, e për të kapur pamje nga një prej pikave më të favorshme jashtë kështjellës: Sheshi i Shën Nikollës.

Sheshi ishte i mbushur. Edhe adoleshentët vendas uleshin aty krah për krah, duke vështruar monumentin. Pallati vërtetë të linte pa frymë – dhe të mendosh që nuk po e shihnim në lavdinë e tij të plotë. Mbrëmjet në Granada janë perfekte për t’u përhumbur, duke ngrënë dhe duke pirë, duke bërë pak nga secila, teksa shëtit nëpër rrugë. Ulur pranë një fuçie të madhe që shërben si tryezë në Bodegas Castañeda, një bar tapas me një atmosferë fantastike, porosisim pije që janë të shoqëruara me nga një pjatë të tapas, që na përplaset shpejt nga një grua e vogël dhe shumë e zhdërvjelltë. Porosisim më shumë: brusketa me domate dhe borzilok, proshutë iberike dhe pak omëletë me patate. Me të vërtetë asgjë më të mirë nuk mund të gjesh. Ushqimi nuk është as i shtrenjtë; pjata të vogla me tapas kushtojnë 3-5 €.

Koha është me shi, kështu që shëtisim nga një bar tapas në tjetrin, duke provuar tortillas me patate, speca, më shumë brusketa, djathëra vendase, bukë të freskët, vaj ulliri dhe domate të freskëta. Na shijuan shumë qoftet e vockla të skuqura (buñuelos) dhe të  famshmet CHurros. Vendet më të mira për këto të fundit ishin Churreria Alhambra dhe Futbol Café.

E nisëm ditën e dytë me një vizitë në katakombet e Abadia del Sacromonte, që shtrihen nën një oborr të bukur, me pemë të reshtuara portokalli dhe një kishë të bukur në majë të një kodre. Zilja e derës për të hyrë në oborr dhe për të blerë një biletë nga një grua e moshuar, ishte një zile bronzi bashkangjitur një fijeje të gjatë. Na u ofrua një rrëfim i gjatë kryesisht në spanjisht, në lidhje me muzeun e vogël dhe kishën, mbi katakombet dhe të gjithë tundnim kokën me entuziasëm, edhe pse pak kuptonim.

Pastaj vazhduam rrugën. Ishim shqetësuar në fillim, se marrja en jë makine do të ishte humbje, për shkak se pjesa më e madhe e Granadas është e shëtitshme në këmbë, por pasi kaluan tre orë nëpër male, shpejt ndërruam mendje. Për të patur një ndjesi të vërtetë të fshatrave përreth Granadas – dhe për të parë shembujt më të mirë të serisë së fshatrave të mrekullueshëm në jug – u nisëm në drejtim të Pampaneiras, një orë larg me makinë.

Fshatrat e tjera, të tilla si Bubión, Portugos dhe Capileira, janë veçanërisht skenikë. Morëm tortë me bajame dhe pasta të pjekura, të mbushura me spinaq dhe djathë në Granada, si piknik për udhëtimin tonë rrugor, por përfunduam me një drekë të dyfishtë në sheshin e fshatit, në Pampeneira. Ushqimi në Bar Restorant Narciso Martin ishte i thjeshtë, dhe u befasova pak nga sallata me kivi, por ajo kushtoi vetëm 4 Euro.

Shumë shfaqje me Flamenco mund të jenë jo origjinale, na kishin paralajmëruar. Publiku që gjetëm tek atmosferikja Peña La Plateria Club Social në Granada, megjithatë, ishte i ndarë në mënyrë të barabartë, midis vendasve dhe turistëve. Femra balerine ishte joshëse dhe muzika e një standardi të lartë; hyrja ishte 8.50 €, duke përfshirë edhe një gotë bujare me Sangria.

Pa patur shumë kohë në mëngjesin tonë të fundit, shëtitëm përreth Plaza Nueva, duke marrë një moment për të parë kishën e San Gil dhe Santa Ana, si dhe për të shëtitur së bashku rrugëve me kalldrëm në krah të lumit Darro. U ndjemë pak keq që nuk kishim pasur më shumë fat me diellin – por jo keq sa do të ishim ndjerë në një tjetër qytet, më pak magjepsës. / The Times – bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *