Home»Enciklopedike»Kur erdhën pastat (makaronat) në Europë dhe si u vendosën për herë të parë në Itali?

Kur erdhën pastat (makaronat) në Europë dhe si u vendosën për herë të parë në Itali?

Që ushqimi shfaqet dhe rritet në kaq shumë kultura, kjo nuk është e habitshme: makarona është kryesisht bukë pa maja, që është zier në vend të piqet.

Për një kohë të gjatë besohej legjenda se Marco Polo (1254-1324) solli pastat në Itali nga udhëtimet e tij në Kinë, megjithëse ajo që ai tha në fakt, ishte se kishte gjetur kinezë që hanin Lagana (fletë ose shirita pasta gruri) të ngjashme me ato që tashmë gjendeshin në Itali.

Makaronat siç i njohim sot, të bëra nga gruri dhe uji, u prodhuan në Siçili nga shekulli i 12-të (dhe ndoshta shumë më herët), dhe ndoshta u futën aty nga kolonistët arabë. Variacioani i pastave në Afrikën e Veriut është, natyrisht, kuskus. Mendohet se arabët përdornin petëza të thara në udhëtime dhe fushata ushtarake, pasi ato mbaheshin mirë për periudha të gjata. Makarona e thatë do të përdorej më vonë nga detarët evropianë.

Makaronat u përhap në të gjithë Italinë, ku prodhimi mbeti punë e vështirë fizike. Prodhuesit e pastave në përgjithësi uleshin dhe e gatuanin brumin me këmbë. Për këtë arsye, ishte e kushtueshme deri në fillimin e metodave të industrializuara të trazimit, që u futën në Napoli në fund të viteve 1700. Vetëm atëherë u bënë pjesë e dietës së shumicës së italianëve, përpara se të përhapeshin në të gjithë botën. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *