Home»Bota»“Kjo është e papranueshme!”. Trysni mbi Facebookun, pasi një person transmetoi live vrasjen e të bijës

“Kjo është e papranueshme!”. Trysni mbi Facebookun, pasi një person transmetoi live vrasjen e të bijës

Facebook gjendet sërish në presion për shërbimin e tij Facebook Live, pasi një tailandez transmetoj një video të tijën duke vrarë të bijën 11-muajshe.

Vutisan Vongtalaj, 20 vjeç filmoi vrasjen e vajzës së tij në tarracën e një hoteli të braktisur, përpara se të vriste veten, bëri të ditur policia në qytetin tailandez të Fuket dje.

Të afërmit panë filmimin live të hënën në mbrëmje dhe lajmëruan policinë, e cila erdhi shumë vonë për të shpëtuar Vutisanin apo të bijën.

Më pas, dy pamjet filmike të tmerrshme ishin të disponueshme për miqtë e tij në Facebook për 24 orë, para se të hiqeshin. Më pas, filmimet u hodhën nga persona të tjerë në YouTube, ndërsa ky i funit bëri të ditur se i kishte hequr 15 minuta pasi ishin shfaqur.

Vetëvrasja e vetë Vutisanit nuk ishte transmetuar në Facebook, por trupi i tij u gjet pranë atij të të bijës, bëri të ditur policia tailandeze. Sipas deklaratës së policisë: “Ai kishte patur paranoja se e shoqja do ta linte dhe se nuk e donte”.

Një zëdhënës i Facebook tha: “Ky është një incident i tmerrshëm dhe zemrat tona janë me familjen e viktimës. Nuk ka absolutisht vend për këtë lloj përmbajtjeje në Facebook dhe ajo tani është hequr”.

Një zëdhënës i YouTube tha se ka “politika të qarta që përshkruajnë se çfarë është e pranueshme për të postuar dhe ne i heqim shpejt videot që shkelin rregullat tona”.

Videot u hoqën nga Facebook pasi Ministria e Ekonomisë dixhitale në Tajlandë kontaktoi rrjetin social, pas një kërkese të policisë. “Ne nuk do të jemi në gjendje të ngrejmë padi kundër Facebook, sepse Facebook është ofruesi i shërbimit dhe ka vepruar në përputhje me protokollin e vet, sapo ne dërguam kërkesën tonë. Facebook ka bashkëpunuar shumë mirë”, tha Somsak Khaosuvan, zëvendës sekretar i përhershëm i ministrisë.

Kjo nuk është hera e parë që shërbimi video i Facebook-ut është përdorur për të transmetuar ose shfaqur materiale të tilla. Në janar, torturimi i një njeriu – i cili ishte i lidhur dhe rrhur brutalisht në Çikago – u transmetua drejtpërdrejt për më shumë se 16.000 njerëz, dhe më pas u postua në YouTube. /bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *