Home»Histori»INTERESANTE / Kur Keltët dominonin Europën

INTERESANTE / Kur Keltët dominonin Europën

Në shekullin e tretë pes, Keltët kishin mundur të shtriheshin, nga zonat malore skoceze, deri në brigjet e Egjeut.

1) Një send i çmuar në torfë

Ena e Argjendtë “Gundestrup”, që përshkruan ritet druide dhe legjendat e Keltëve që përndryshe do të kishin mbetur të paregjistruara askund, u zbulua në një torfë daneze në vitin 1891. Eshtë menduar për ajo është prodhuar në rajonin e Bullgarisë në shekullin e dytë para Krishtit.

2) Një varrezë e rezistencës?

Kodra e shkatërruar e Dinas Emrys në Snoudonia, u ble kohët e fundit nga National Trust. Ndoshta këtu Caratacus, udhëheqësi i rezistencës britanike, u mund nga romakët në vitin 51. Legjenda të mëvonshme e lidhin atë me Merlinin dhe Mbretin Arthur.

3. Qyteti-mëmë i keltëve

Alise-Sainte-Reine në Burgundy është qyteti malor kelt i Alesias, ku fiset aleate të Galisë u mundën nga Jul Cezari në vitin 52 para Krishtit. Alesia ishte ‘qyteti-mëm’ i Keltëve, dhe thuhej se ishte themeluar nga Herkuli. Kohët e fundit është hapur një qendër e re vizitorësh.

4. Jeta urbane

Disa prej qyteteve më të hershme, ose “oppida” të Keltëve, u rritën nga bërthama fortesash në basenin e Danubit. Oppidumi i madh i Zavistit, në jug të Pragës, zinte më shumë se 400 akra.

5. Të rënë mbi shpatat e veta

Vetëvrasja masive e banorëve të Numantias (Numancia në Spanjën e sotme) në vitin 133 para Krishtit, shënon fitoren më të madhe të Romës kundër Keltëve Iberikë.

6) Një portë për grekët

Porta e Massalia (Marsejës) pranë grykëderdhjes së Rhône ishte porta kryesore me të cilën qytetërimi grek arriti në botën kelte. Një pikturë e shekullit të 15-të tregon themelimin e Massalias (Marsejës) në vitin 600 para Krishtit. Porti hapi Evropën Perëndimore për tregtinë greke.

7. Keltët e Anadollit

Galacianët e Azisë së Vogël – dhe të Letrës së Shën Palit – ishin pasardhës të imigrantëve nga Galia. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *