Home»Horizonte»Shkence»Fizikanët vëzhgojnë “masën negative”

Fizikanët vëzhgojnë “masën negative”

Fizikanët kanë krijuar një lëng me “masë negative”, i cili përshpejton drejt teje, kur e shtyn.

Në botën e përditshme, kur një objekt shtyhet, ajo përshpejton në të njëjtën drejtim si forca që zbatohet mbi të; Kjo marrëdhënie përshkruhet nga Ligji i Dytë i Lëvizjes, i Isak Njutonit.

Por në teori, materia mund të ketë masë negative, në të njëjtin kuptim, si një ngarkesë elektrike mund të jetë pozitive ose negative.

Fenomeni është përshkruar në revistën “Physical Revieë Letters”.

Profesori Peter Engels, nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit dhe kolegët e tij, ftohën atomet e rubidit, pak mbi temperaturën zero absolute (afërsisht -273 gradë C), duke krijuar atë që njihet si kondensata Bose-Ajnshtajn.

Në këtë gjendje, grimcat lëvizin jashtëzakonisht ngadalë dhe ndjekin sjelljen e parashikuar nga mekanika kuantike, duke vepruar si valë.

Ato gjithashtu sinkronizohen dhe lëvizin së bashku në atë që njihet si një superfluid, i cili rrjedh pa humbur energji.

Për të krijuar kushte për masën negative, studiuesit përdorën lazera për të kapur atomet e rubidit dhe për t’i goditur para dhe mbrapa, duke ndryshuar mënyrën se si ato vërtiteshin.

Kur atomet u liruan nga kurthi i lazerit, ato u zgjeruan, dhe disa shfaqin masë negative.

“Me masën negative, nëse ju shtyni diçka, ajo përshpejton drejt jush”, tha bashkëautori Michael Forbes, asistent profesor i fizikës në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *