Home»Magazine»Boudica, mbretëresha-luftëtare që trembi Romën

Boudica, mbretëresha-luftëtare që trembi Romën

Boudica është padyshim një nga udhëheqëset më të njohura të Britanisë së epokës Romake. Si mbretëreshë e fisit Iceni, me qendër në Norfolk, ajo kujtohet si udhëheqësja e një revolte kundër Romës, që vrau 80,000 deri 200,000 civilë. Ajo që zakonisht të harrohet, është se Boudica dhe burri i saj, Prasutagus, fillimisht ishin miq të Romës, duke u trajtuar si një aleat i rëndësishëm.

Ndërsa ushtria romake përparoi në perëndim në Uells, fiset Iceni u lanë në punë të tyre, me pagesa argjendi që i inkurajonin ata të qëndronin besnikë ndaj Romës. Në vitin 60 pas vdekjes së Prasutagusit, agjentët e perandorit të ri Neronit ua hoqën fiseve Iceni tokat e tyre dhe vendosën t’i sundonin direkt. I zemëruar nga kjo gjë, fisi u rebelua dhe, bashkë me fiset Trinovantët të Essexit, zbritën në Colchester, Londër dhe St Alban, duke i djegur dhe vrarë të gjithë ata që gjetën aty.

Pasoja

Në rrezik ishte i gjithë investimi i Romës në Britani dhe, po të mos ishte veprimi i shpejtë i guvernatorit, Gaius Suetonius Paulinus, ushtria e të cilit i shkaktoi një humbje të madhe rebelëve, krahina do të ishte humbur. Boudica nuk i mbijetoi rebelimit dhe fisi i saj, Iceni, pothuajse u fshi nga ndëshkimet që pasuan. Nuk dihet saktësisht se si dhe ku vdiq Boudica. Disa kanë sugjeruar se ajo u vetëhelmua, që të mos binte në dorë të romakëve. Revolta kishte qenë një goditje e madhe për Romën dhe, që nga kjo pikë, perandorët kurrë nuk do të mbështeteshin më vetëm tek udhëheqësit vendës. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *