Home»Nunc est Bibendum»“VIDEOSKANDALI” / Verë, art dhe …

“VIDEOSKANDALI” / Verë, art dhe …

Andi Qinami

Për promovim e marketing, ato të verës padyshim, kemi folur pak deri tani në Nunc Est Bibendum. Ndoshta diçka më tepër kemi thënë vetëm përmes ndonjë shkrimi mbi etiketat. Kjo mu kujtua teksa lexoja mbi një projektligj origjinal, pjesë e propozimeve në Dhomën e Ulët të Paramentit të Mbretërisë së Bashkuar, që do t’i detyronte Ambasadat britanike anembanë globit, të blejnë e të shërbejnë vetëm Verë angleze dhe Uellsi, në vend të Champagne-s, Prosecco-s e Cava-s.

Jo fort larg shpirtit të kësaj nisme e po në nivel institucional, pak vite më parë në ambientet e disa ambasadave shqiptare nëpër botë, është shërbyer verë shqiptare si promovim i produkteve ushqimore kombëtare, veçanërisht interesante çka është zhvilluar në Ambasadën shqiptare në Tokyo.

Kurse vetëm pak ditë më parë, prodhues sllovenë të verës, afër qytetit ku u rrit Zonja e parë Melania Trump, kanë nxjerrë një verë për nder të saj dhe shpresojnë që kjo do t’i ndihmojë ata në promovimin e punës së bërë në rajonin e tyre, me varietet tipik e autokton.

Nga shumë anë të botës kemi dëgjuar për prodhues që ftojnë artistë e kritikë në kantina a Chateau, që shpesh herë janë ndërtesa historike e pasuri qindra hektarëshe, për t’i njohur a joshur ata me produktet e tyre. Kanë risjellë përmes etiketash, vepra të njohura arti, apo kanë hapur dyet e ambienteve të tyre duke i shndërruar në hapësira ekpozuese për artistët.

Nismat ndër vite kanë qenë nga më të ndryshmet, por një shembull qe vjen po nga iniciativa private, më konkretisht një shoqëri importuese e verërave të rajonit italian të Friulit në Rusi e që krijoi jo pak skandal, rreth dy vjet më parë, kur sapo u publikua. Video e xhiruar mes vreshtave të dy verëtarëve nga më kryesorët e rajonit, mbart firmën e një artisteje ndërkombëtare.

Këtu më poshtë video, për kuriozitetin por edhe kënaqësinë e syrit më artistik të miqve të Nunc Est Bibendum:

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *