Home»Horizonte»Enciklopedike»Pse gjithçka është në lëvizje?

Pse gjithçka është në lëvizje?

Çdo gjë në Univers është në lëvizje, për shkak të forcave që ekzistojnë në Univers. Forca gravitacionale dhe forca elektromagnetike garantojnë që objektet e mëdha të jenë në lëvizje, ndërkohë që forcat bërthamore e dobët dhe e fortë, garantojnë që bota kuantike të jetë në mënyrë të vazhdueshme në lëvizje. Po të mos kish patur forca, nuk do të kish patur as lëvizje.

Pyetja përse ekzistojnë forca në Univers, për momentin nuk ka gjetur përgjigje nga shkenca. Ato shfaqen si fakte themelore dhe të demonstrueshme, por mund të mos ketë një arsye shteruese për ekzistencën e tyre, ashtu sikurse mund të mos ketë një shkak në rrënjë të ekzistencës së vetë Universit. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *