Home»Horizonti.al»Shkence»Një mur i padukshëm na mbron

Një mur i padukshëm na mbron

Ka një mburojë rreth Tokës: në 11.000 km lartësi, një mur i padukshëm bllokon elektronet më energjike që vijnë nga hapësira, e që udhëtojnë në pothuajse me shpejtësinë e dritës, të cilët mund të dëmtojë satelitët dhe paraqesin rrezik për shëndetin e astronautëve. Mburoja parandalon këto “elektrone vrasëse” për të ardhur më afër planetit tonë. Zbulimin e ka bërë një ekip i udhëhequr nga Daniel Baker i Universitetit të Kolorados në Boulder (SHBA). Baker e përcakton pengesën “si ekran të krijuar nga një fushë forcash të anijes kozmike të Star Trek”.

Megjithatë, se si formohet nuk është ende e qartë. “Një hipotezë” vazhdon Baker, “është se përfshihen valë elektromagnetike me frekuenca shumë të ulëta”. Por shihet qartë se ky “mur” i pakalueshëm për elektronet vrasëse është i pozicionuar në mes të dy rripave të Van Allen, të brendshme dhe të jashtme, që janë rajonet përreth planetit tonë, ku ju “parkuar” grimcat e ngarkuara (protone dhe elektrone) nga Dielli dhe nga jashtë sistemit diellor./bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *