Home»Horizonti.al»Mistere»Kodi i tabletave enigmatike

Kodi i tabletave enigmatike

Ato forma të skalitura në sipërfaqen e tyre me siguri nuk janë gërma. Atëherë cila është domethënia e tyre? Për çfarë shërbenin këto tableta të një kohe tjetër? Dhe si shpjegohet përhapja e tyre e gjerë, në Italinë jugore dhe në Europën lindore (nga Toskana deri në Karpate dhe në Danub?) Përgjigje përfundimtare nuk ka. I sigurtë është vetëm fakti që, disa popullsi që kanë jetuar në Europë gjatë epokës së bronzit, filluan t’i përdorin në vitin 2100 para Krishtit, por pastaj, pak më pak se 3500 vjet më parë, i lanë mënjanë

Screen Shot 2015-09-03 at 20.14.23

Ato forma të skalitura në sipërfaqen e tyre me siguri nuk janë gërma. Atëherë cila është domethënia e tyre? Për çfarë shërbenin këto tableta të një kohe tjetër? Dhe si shpjegohet përhapja e tyre e gjerë, në Italinë jugore dhe në Europën lindore (nga Toskana deri në Karpate dhe në Danub?) Përgjigje përfundimtare nuk ka. I sigurtë është vetëm fakti që, disa popullsi që kanë jetuar në Europë gjatë epokës së bronzit, filluan t’i përdorin në vitin 2100 para Krishtit, por pastaj, pak më pak se 3500 vjet më parë, i lanë mënjanë

Gjermanët i kanë quajtur brotlaibidole (“idhuj me formë panineje”), por italianët, me më shumë konkretësi, i kanë ripagëzuar “tableta enigmatike”. Në fakt, pavarësisht se forma e tyre të kujton një panine me qumësht, funksioni i tyre mbetet i panjohur. Dhe ndonëse në pamje të parë mund të ngjajnë si letra shënimesh të vjetra 4 mijë vjet, në ndryshim nga letrat e verdha që përdoren në zyra, këto janë prej terrakote. Dhe ato forma të skalitura në sipërfaqen e tyre me siguri nuk janë gërma. Atëherë cila është domethënia e tyre? Për çfarë shërbenin këto tableta të një kohe tjetër? Dhe si shpjegohet përhapja e tyre e gjerë, në Italinë jugore dhe në Europën lindore (nga Toskana deri në Karpate dhe në Danub?) Përgjigje përfundimtare nuk ka. I sigurtë është vetëm fakti që disa popullsi që kanë jetuar në Europë gjatë epokës së bronzit filluan t’i përdorin në vitin 2100 para Krishtit, por pastaj, pak më pak se 3500 vjet më parë, i lanë mënjanë.
Të mëdha pak a shumë sa një celular, pjesa më e madhe e tabletave kanë forma katërkëndore ose ovale. “Të përcaktosh se cilës epokë i përkasin, është e thjeshtë vetëm kur vijnë nga vende arkeologjikë, shpjegon Alberto Piccoli, drejtor i Muzeut arkeologjik të Alto Mantovano në Cavriana, që prej më shume se 30 vitesh studion dhe katalogon tabletat enigmatike. “Kur gjetjet bëhen në mënyrë rastësore, jemi të detyruar që t’i krahasojmë me ato që janë gjetuar dhe datuar tashmë”. E vetmja gjë me fat, në këtë rast, është se krahasimet nuk mungojnë: akualisht numërohen afro 300 prej enigmave të tilla prej terrakote, të gjetura nga fundi i ‘800 e deri sot.

Gjetja e fundit, në Budmerice në Sllovaki i përket disa muajve më parë. Por në Itali janë gjetur pjesa më e madhe e këtyre “tabletave”: më shumë se 100 janë zbuluar në zonën jugore të liqenit të Gardas, dhe disa edhe pranë Firences. Sot merren me to disa dhjetëra ekspertë në të gjithë Europën, të bashkuar në projektin Tabletat enigmatike. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka arritur deri tani të zbërthejë misterin që i rrethon: domethënia e pikave, vijave, rrethëve dhe katërkëndorëve që mbushin sipërfaqen e terrakotave.

“Deri sot, kemi klasifikuar 49 shenja të përsëritura, të shpërndara në tableta në mënyra të ndryshme”, shpjegon Simona Marchesini, docente e Glotologjisë në Universitetin e Veronës, anëtare e ekipit ndërkombëtar të studimit. “Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për shenja gjeometrike elementare: rrathë, rrathë koncentrikë, trekëndësha, katrorë dhe drejtkëndësha”.

Si një kod matematikor me tre shifra, në çdo tabletë shfaqen të paktën tre shenja me forma të ndryshme, të përsëritura deri 20 herë. Në një epokë më të lashtë artizanët nuk kurseheshin: në tabletat më të vjetra, vijat horizontale paralele mes tyre janë më të shumta, ashtu si dhe numri i shenjave të kapura tek secila prej tyre. Me kalimin e kohësh, dizenjot bëheshin gjithnjë e më pak, por gjithësesi ishin më me fantazi. Rombë, spirale etj zëvendësuan format më të thjeshta dhe skematike. Por e ruajtën domethënien e tyre te paqartë.

Për momentin, studiuesit e përjashtojnë që bëhet fjalë për një formë shkrimi. “Motivi është ndërtimi i frazave”, thotë Marchesini. “Zakonisht në shkrime kobinohen mes tyre më shumë shenja. Prania e një elementi të vetëm të përsëritur shumë herë në sipërfaqen e të njëjtës tabletë na bën të supozojmë që nuk bëhet fjalë për një faqe të shkruar”. Edhe sepse do të ishte pak a shumë si të lexoje një tekst të përbërë nga shumë pak gërma.

Esperanto
Nëse braktiset ideja e shkrimit, mbetet një tjetër hipotezë: “Këto shenja ndoshta përbënin një kod, ende i padeshifruar, me një domethënie të ditur për shumë popullsi europiane në mijëvjeçarin II para krishtit”, vazhdon Marchesini. “Tabletat enigmatike i ngjajnë në fakt të ashtuquajturve “pararendëse të shkrimit”, domethënë atyre formave të komunikimit, që i paraprinë lindjes së tekstit të shkruar”.

Pak a shumë si shenjat e përdorura në Azinë e Vogël në mijëvjeçarin V para Krishtit, për të dokumentuar shkëmbimin e mallrave: me këtë sistem mjaftonte një xheton në argjil me një dele të skalitur mbi të, për të treguar që një mall kishte ndërruar zot. Pa patur nevojën për faturat moderne dhe më të ndërlikuara.

Shekuj përpara esperantos, europianët e lashtë kërkonin një mënyrë për t’u kuptuar mes tyre? Kjo hipotezë nuk i habit më shumë arkeologët: “Ndonëse bëhej fjalë për grupe njerëzish me dimensione modeste, deri në 1500 para Krishtit, kulturat europiane kishin karakteristika të përbashkëta të ndryshme”, pohon Adalberto Piccoli. “Për shembull, prodhonin të njëjtat mjete bujqësore me kocka dhe brirë, punonin metalet dhe tregtonin lëndë të para si bakri apo qelibari. Në rastin e tabletave, përdornin të njëjtën teknikë prodhimi dhe shpërndarjeje të shenjave”.

Faza hënore
Po se për çfarë, ende askush nuk e ka kuptuar. Ka nga ata që mendojnë se të lashtët i përdornin si harta primitive yjore, apo si kalendar të fazave hënore. Sipas të tjerëve, ishin talismanë, apo objekte të përdorur gjatë ritualëve preçizë. Nuk mungojnë ata që mendojnë se janë para makinave llogaritëse primitive, apo një sistemi për të rregjistruar sasinë dhe llojin e mallrave në pritje, apo që dërgohen.
As edhe vendet ku janë shfaqur nuk ndihmojnë për të hedhur dritë mbi to. “Tabletat enigmatike gjendeshin pothuajse ekskluzivisht në qendra të banuara”, thotë Piccoli. “Në Itali, arkeologët i kanë gjetur kryesisht në fshatra të banuar, apo në ambiente të lagësht. Vetëm disa ishin pjesë e objekteve që futeshin në varre bashkë me të vdekurit”.

Misteri intensifikohet edhe më përreth vitit 1400 para Krishtit. “Në këtë periudhë, në mënyrë graduale tabletat nisin të mos përdoren më. Eleminimi i tyre korrespondon me një fazë ndryshimi kulturor të popullsive europiane, që kishin futur këtë sistem komunikimi”, konkludon Marchesini. Pasi ranë në kontakt me popullsitë e Mesdheut lindor, si mikenasit, dhe njohën format e tyre të shkrimit, ata mund të kenë konsideruar si të dala mode tabletat enigmatike, duke arkivuar kodin misterioz. Enigma e radhës për të cilën duhet investiguar. Archeo – Përgatiti: www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *