Home»Lifestyle»Fikni telefonat! Koha për t’u humbur

Fikni telefonat! Koha për t’u humbur

Me jetët tona të “lidhura” teknologjikisht, është e pamundur që “të humbasim” plotësisht, kur udhëtojmë në një vend të ri – por kjo bën që të na shpëtojnë kënaqësitë e vogla të jetës. Shkrimtari dhe aventuristi, Jon Evans, ankohet: “Në letër, të mos ‘humbasësh’ kurrë mund të tingëllojë gjë e mirë, por në fakt kjo është më shumë e ngjashme me qëndrimin në një karrike me rrota, invalidësh, se sa të mësosh si të vraposh”.

Jetët tona mund të kalohen në të njëjtët vende, përditë, dhe ne bëhemi të pandjeshëm ndaj mjedisit rrethues. Ia lëmë gjithcka në dorë “autopilotit”. Por kur futemi në rrugë të panjohura, menjëherë vetëdija jonë lartësohet, teksa trurit tonë i duhet që të jetë më aktiv, për të kuptuar mjedisin tonë të ri.

Ne shohim gjëra që zakonisht nuk do i vinim re, dhe gjendemi më të angazhuar. Eshtë eksperienca që shijojmë kur zbresim nga avioni në një vend ekzotik: aroma, tinguj dhe pamje të reja. Ky stimulim është një gjë që mund ta stimulojmë edhe tek pragu i derës sonë, thjeshtë duke ndjekur një rrugë të pashkelur.

Herën tjetër që dilni për drekë, fikeni telefonin dhe clirohuni. Kurioziteti nuk e vrau macen – i dha maces energji, frymëzim dhe jetë. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *