Home»Botimeshqip»Bota.al rekomandon: “Ngërthyer nga ti”, i Sylvia Day

Bota.al rekomandon: “Ngërthyer nga ti”, i Sylvia Day

Libri: “Ngërthyer nga ti”

Autor: Sylvia Day

Për ta bërë tuajin, duhet të klikoni KETU

“Gidioni më quan engjëllin e tij, por ai vetë është mrekullia e jetës sime. Luftëtari im i bukur, i plagosur, tejet i vendosur për të shkatërruar djajtë e jetës sime, ndërkohë që nuk pranon të përballet me të vetët. Betimet që shkëmbyem me njëri-tjetrin duhej të na kishin lidhur më fort nga ç’të lidh mishi e gjaku.

Përkundrazi, ato thjesht hapën plagët e vjetra, shpërfaqën dhembjet e pasiguritë dhe nxorën armiqtë e përbetuar nga hijet ku ishin fshehur. Unë ndieja se si më rrëshqiste ai nga duart që e kishin shtrënguar fort, se si frikat e mia më të mëdha bëheshin realitet, se si përballej dashuria ime me sprova, për të cilat nuk isha e sigurt se kisha forcën e mjaftueshme që t’i përballoja

Në kohën më të shndërritshme të jetës sonë, errësira e të kaluarës së tij rrethoi dhe kërcënoi gjithçka për të cilën kishim punuar aq shumë. U gjendëm përballë një zgjedhjeje të tmerrshme: siguria familjare e jetëve që kishim patur para njëri-tjetrit, apo lufta për një të ardhme që krejt papritur, dukej një ëndërr e pamundur dhe e pashpresë…” (Pjesë nga libri

AUTORJA

Sylvia Day është autore me famë ndërkombëtare e më shumë se njëzetë romaneve që kanë fituar çmime, të shitur në më shumë se dyzetë vende të botës. Ajo është autore që ka zënë vendet e para të klasifikimeve në më shumë se njëzetetetë vende, me dhjetëra miliona kopje të shitura. Seria e saj “Crossfire” është përshtatur për televizion dhe të drejtat i ka marrë “Lionsgate”.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *