Home»Bota»Alarm në Shtëpinë e Bardhë. “Kam bombë në makinë”

Alarm në Shtëpinë e Bardhë. “Kam bombë në makinë”

Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë. Një makinë ishte drejtuar për nga një pikë kontrolli natën mes të shtunës dhe të dielës, dhe shoferi pohoi se kishte një bombë në automjetin e tij, thanë dy zyrtarë të policisë për CNN. Shoferi i makinës është në këto momente i ndaluar dhe makina po kontrollohet. Nuk ka “konfirmim zyrtar të pranisë së bombës në automjet”. Masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë u forcuan menjëherë. Shumë rrugë rreth rezidencës së presidentit amerikan janë mbyllur dhe situata është në zhvillim e sipër. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *