Home»Bota»Siria, takim Erdogan – McCain në Ankara

Siria, takim Erdogan – McCain në Ankara

Kreu i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin amerikan dhe ish kandidati republikan për president, John McCain, u takua në Ankara me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin Binali Jildirim. Sipas raportimit të mediave vendase, në qendër të bisedës me Erdoganin, e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, ka qenë situata e konfliktit në Siri, që autoritetet turke dhe amerikane e kanë diskutuar në disa raste, qysh kur Donald Trumpi mori detyrën. Ankaraja tha se ishte gati për një operacion të përbashkët me Koalicionin Ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA për t’i rrëmbyer ISIS-it “kryeqytetin” e tij në Siri, Raqqan, me kushtin që të  përjashtohen kurdët sirianë të PyD, të cilët Uashingtoni vazhdon t’i mbështesë në luftën kundër Kalifatit./bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *