Home»Nunc est Bibendum»Rigjehet portreti i zotit romak të verës, 80 vjet pasi u shit nga nazistët

Rigjehet portreti i zotit romak të verës, 80 vjet pasi u shit nga nazistët

Disa ditë më parë revista “Decanter” raportoi mbi një ngjarje interesante që ka në qendër një vepër arti, e cila na lidh me pijen tonë të preferuar.

Javën e shkuar, agjentë të FBI-së rikthyen pikturën që paraqet “një djalosh si Bacchus (Bakus)”, pasardhësve të Dr. Max Stern, një hebre galerist e ish pronar i veprës, i cili u detyrua të largohej nga Gjermania naziste në vitin 1930.

Bakus ishte perëndia romake e verës, bujqësisë dhe pjellorisë – dhe shihej si një kopje e zotit grek, Dionisit.

Piktura qe shitur nga nazistët në vitin 1936 dhe që atëherë, Shtetet e Bashkuara e kishin konsideruar të vjedhur.

Artisti Jan Franse Verzijl që ka jetuar mes viteve 1599 dhe 1647, besohet të jetë autori i pikturës, që tregon një Bakus, djalosh të ri, i cili mban një enë dhe deguston verë të bardhë. Ai mban mbi krye një kapelë, të bërë me gjethe rrushi.

Kallëzimi u erdhi agjentëve të skuadrës kryesore të vjedhjeve të FBI-së, që në vitin 2015. Ata e gjetën atë në një panair arti në Nju Jork dhe lëshuan detyrim për paraqitje me qëllim rekuperimin e pikturës, më 12 maj të po atij viti.

Sipas burimeve të FBI-së, Pronari, Galeria e artit “Luigi Caretto”, në Torino, Itali, hoqi dorë vullnetarisht nga të drejtat e pronësisë mbi veprën e arit dhe e dorëzoi atë më pas.

Piktura iu dhurua Fondacionit “Max dhe Iris Stern” në New York, pas një ceremonie zhvilluar në Muzeun e Trashëgimisë hebraike.

Ekzistojnë një mori portretesh të Bakusit, e që shpesh ngrenë konfuzion nëse bëhet fjalë për të, apo për Dionisin, disa prej të cilave gjenden në Galerinë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, në Londër. /Nunc est Bibendum

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *