Home»Analiza»Një marrëdhënie e nevojshme

Një marrëdhënie e nevojshme

Marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Moskës varen nga një numër faktorësh gjeografikë dhe gjeopolitikë, disa të lidhur me eksportin e gazit rus në Bashkimin Europian, që ka arritur nivele të reja rekord. Një intervistë me Konstantin Simonov, ekspert politik dhe energjitik rus.

Bashkëpunimi midis Bashkimit Europian dhe Rusisë në sektorin e gazit nuk është një mundësi, por një nevojë e imponuar nga gjeografia dhe nga gjeopolitika. Kjo është ajo që thekson Konstantin Simonov, Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit Rus për Sigurinë Energjitike, duke kujtuar se importet e gazit rus në Bashkimin Europian janë rritur deri sa kanë arritur nivele rekord, pavarësisht sanksioneve ekonomike të vendosura Moskës nga Perëndimi.

Rusia dhe Bashkimi Europian duket se kanë arritur një marrëveshje për mbylljen e procedurës kundër Gazpromit. Kolosi rus i gazit duhet të impenjohet që të mos e shfrytëzojë pozicionin e tij dominues dhe të sigurojë në shkëmbim mundësonë që t’I zgjerojë aktivitetet e veta në brendësi të Bashkimit Europian. Sipas jush, cilat do të jenë efekte industrial dhe cilët ata gjeopolitikë?

Praktikisht flitet shpesh për kompromis. Unë do të thoja se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në atë çla po ndodh, përveç momentit historik në të cilin e gjitha kjo po ndodh. Sepse duket që situate politike është jashtëzakonisht dramatike dhe ishte e parashikueshme që Komisioni Europian mund ta merrte një vendim dukshëm në mirëkuptim me Rusinë. Situata ekonomike dhe ajo politike praktikisht e kanë imponuar këtë hap që është logjik dhe racional. Nga ana tjetër, të dhënat aktuale demonstrojnë se akuzat kundrejt Gazpromit rezultojnë jashtëzakonisht të kontestueshme. Në periudhën e fundit kemi vërejtur çmime jashtëzakonisht të ulëta, që nuk shiheshin prej vitesh në tregun europian. Por kjo ka ndodhur jo pse Europa ka reformuar tregun energjitik sipas parimeve të veta. Përkundrazi, çmimet kanë rënë falë kontratave për gazin dhe naftën. Në fillim të vitit, çmimet e naftës nuk qenë edhe aq të ulëta. Më pas, pas 9 muajsh, midis shtatorit dhe tetorit, kanë rënë shumë. Ky ka qenë momenti i parë. Momenti i dytë ka qenë në muajin tetor, kur çmimet në bazë europiane rezultonin shumë më të lartë se ato të propozuar nga Gazpromit, në mënyrë orientuese rreth 50 dollarëve. Edhe pse zyrtarisht nuk janë kontabilizuar tërësisht nga Komisioni Europian, këto shifra përfaqësojnë realitetin. Në radhë të tretë, Europa nuk ka alternativa ndaj gazit. Terminalet për gazin e lëngëzuar (GNL) janë në 2/3 e tyre bosh dhe e gjitha kjo në një kontest në të cilin Gazpromi ka shënuar rekordin historik ditor të furnizimeve jashtë vendit. Vetëm në muajin tetor, në të gjithë Bashkimin Europian janë dorëzuar 15 miliard metra kub gaz. Klientët europianë kanë blerë shumë më tepër sesa vëllimet e parashikuara në kontratën me Gazpromin. Janë kushte absolutisht të paprecedent dhe me një situatë të kësaj natyre për Komisionin Europian që të vazhdojë të ndjekë rrugën e alternativës së gazit rus do të ishte çmenduri. E dhëna mbi importin rezulton absolutisht e paprecedent. Veç kësaj, besoj se në Europë po rritet ndjesia se Ukraina mund të hyjë në sezonin dimëror me një sasi shumë të reduktuar gazi. Nga pikëpamja ekonomike, vështirësia konssiton në faktin që ta kundërshtosh Gazpromin në periudhën dimërore është jashtëzakonisht e vështirë. Dhe është e rëndësishme të mos humbet kontakti me realitetin. Ajo që ka rëndësi është që këtë vit në Europë janë marrë vendime vërtet të papritura. Në se ju kujtohet, në qershor Gjykata e Arbitrazhit ka nxjerrë një vendim në favor të Gazpromit në çështjen me Lituaninë. Autoritetit e Vilniusit kishin akuzuar Gazpromin në 2012 pse i kish dhënë gaz me çmime të ngritura, duke përdorur pozicionin e tij dominues në treg. (Sipas Lituanisë, shifra e kontestuar ishte e barabartë me 1.6 miliard dollarë, të akumuluara midis viteve 2004 e 2012, shënimi i redaksisë.). Siç u pranua edhe nga disa eksponentë lituanë, rezultati i procesit të arbitrazhit ka qenë një shok i vërtetë, por nuk kishte perspektiva suksesi dhe duhet kuptuar nëse lituanët kanë arritur të sigurojnë diçka falë kësaj çështjeje: ndoshta premtimin për një akses më të shpejtë në projektin e nyjes europiane. Gjithsesi, bëhet fjalë për një sukses me entitet minimal. Kështu, nga pikëpamja ekonomike, nuk ka tendenca pozitive. nga pikëpamja politike, natyrisht që nuk mund të ndryshohet gjithçka menjëherë, por e rëndësishme është që është vendosur precedenti. Deri në në kushtet aktuale, në Burksel ka qenë e mundur të merren vendime dukshëm në favor të Gazpromit. Është pozitive të pranohet se mund të arrihen këto lloj kompromisesh.

Projekti për dyfishimin e Nord Stream ka shkaktuar polemika të zjarrta, sidomos nga ana e Shteteve të bashkuara, Polonisë, republikave balltike, pore dhe në Itali. Dyfishimi do ta lidhte Akoma më fort Berlinin dhe Moskën, por do të rriste peshën specifike të Gjermanisë në Europë, sidomos për sa u përket vendeve ish komuniste. Është kështu? Besoni se për qeverinë ruse ky është një zhvillim i dëshirueshëm?

Historia e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Gjermanisë për sa u përket furnizimeve me gaz ka nisur më shumë se 40 vite më parë. Furnizimet e para me gaz në Gjermani janë bërë në vitin 1973 dhe vendi përfaqëson tregun kryesor në dalje për gazin rus. Gazpromi nuk është vetëm një partner në shitje. Posedon edhe kompaninë Ëingas (një joint venture midis Gazpromit dhe Wintershall), që është bashkëpronare e infrastrukturave të gazsjellësit Opal të pranishme në territorin e Gjermanisë. Opal vazhdon në Republikën Çeke nëpërmjet territorit gjerman. Ky raport special është motivi për të cilin biznesi gjerman dhe Gazpromi kanë pika kontakti. Veç kësaj, kompanitë gjermane, një rast shumë i rrallë, po punojnë aktivisht në tregun rus duke nxjerrë gaz në Rusi. Vetë projekti Nord Stream është implementuar si një aset swap dhe është ndërtuar në mënyrë të përbashkët. Në fakt, lidhja është forcuar nga fakti që gjermanët janë të pranishëm në Rusi në upstream dhe që Gazpromi është i pranishëm në Gjermani në downstream. Kështu, në planin e marrdhënieve reciproke niveli është rritur jashtëzakonisht dhe kjo mundëson që të shikohet me qetësi në koniukturën e veçantë politike. Sepse të gjithë, si për shembull kancelarja gjermane Angela Merkel, mbi të cilën kanë një peshë të madhe Shtetet e Bashkuara, duhet të mbajnë parasysh aspektet ekonomike. Por kjo nuk i ndalon rregullat e tregut dhe koncepti bazë është që në planin tregtar Gazpromi ka ndjekur bashkëpunimet ekzistuese. Më duhet që të nënvizoj faktin se pikërisht gazi nuk është vënë nën sanksionet antiruse. Ekzistyojnë sanksione, por jo për Gazpromin, aktivitetet e të cilit janë të gjitha në përputhje me legjislacionin europian. Veç kësaj, në Gjermani këtë vit do të mbahen zgjedhjet politike dhe në Rusi sigurisht që nuk do të jemi naivë. Koniuktura nuk është pozitive për Merkelin dhe ka mundësi që do të ketë ndryshime në strukturën e pushtetit. Ndoshta Gjermania do të jetë më e matur për sa u përket sanksioneve. Në këtë kontekst është domethënëse që në Itali projekti Nord Stream 2 ka ngjallur preokupime nga ana e disa eksponentëve politikë, magjithëse gazsjellësi është konceptuar pikërisht për të furnizuar tregun italian. Për Brukselin, kjo infrastrukturë do t’i mundësonte Italisë që të bashkohej me Balltikun, duke furnizuar me gaz Italinë Veriore duke shmangur Ukrainën. Sipas nesh, nuk bëhet fjalë për një projekt të anashkalimit të “pjesës së rrezikshme” që përshkon Ukrainën, duke qenë se klientët europianë nuk duan t’u nënshtrohen këtyre rreziqeve. Është ky mësimi i “krizës së gazit” të vitit 2009 (kriza nisi me 7 janar 2009, kur Rusia ndërpret furnizimet me gaz të destinuara për Europën nëpërmjet Ukrainës. Moska akuzoi Kievin se kishte shkelur detyrimet e tranzitit, duke i mbajtur në mënyrë të paligjshme furnizimet në kalim të destinuara për klientët europianë. Pas një serie negociatash dhe traktativash trilaterale – Bashkim Europian, Rusi dhe Ukrainë – u arrit në një marrëveshje, shënimi i redaksisë.). Unë e kuptoj motivin për të cilin Italia ka dyshime ndaj projektit duke qenë se, po të realizohet, Italia do ta marrë gazin nëpërmjet Gjermanisë dhe Austrisë. Presidenti i kompanisë austriake OMV, Rainer Seele, ka qenë në krye të gjermanes Ëintershall dhe është gjerman, gjë që tregon integrimin e fortë midis kompanive gazifere gjermane dhe austriake. Problemi ka një valencë politike, pasi për Romën projekti sjell një varësi nga kompanitë që do të menaxhojnë tranzitin e Gjermanisë dhe Austrisë. Nëqoftëse përfaqësuesit politikë italianë frikësohen se mos Gjermania dhe Austria mund ta forcojnë peshën e tyre, atëhere do të kishte qenë e nevojshme të mbështetej në kohën e tij realizimi i South Stream. Falë kësaj infrastrukture, Italia do ta merrte gazin nëpërmjet Greqisë, një rrugë më e sigurtë. Por në atë kohë Italia nuk e mbështeti dhe bile u shkëput. Kështu që Rusia nuk kishte rrugë tjetër përveç dyfishimit të Nord Stream.

Sipas jush, dyfishimi i Nord Stream përfaqëson gozhdën e fundit në arkivolin e projektit të vjetër South Stream?

Situata është e tillë që South Stream, në versionin e tij të parë, dhe më pas Turkish Stream janë konceptuar me 4 rrugë. Me dëshirën e Turqisë, duke parë kundërshtimin e Bashkimit Europian, të dy rrugët jugore janë transferuar në Nord Stream. Më parë në Itali parashikohej që gazi do ta arrinte jugun e saj nëpërmjet Bullgarisë dhe Greqisë. Për këtë arsye mbetet në këmbë çështja e dy rrugëve të ardhura nga Europa jugore. Një prej të dyve sigurisht do të shkojë drejt Turqisë, në Stamboll, pa dyshim. Rruga e dytë mbetet një çështje e japur, pasi Turqia do të donte të krijonte një nyje në kufi me Greqinë dhe të bëhej furnizuesi i gazit rus drejt Europës. Megjithatë, nga pikëpamja gjeopolitike nuk duket se ka pranim në nivel europian për faktin se kjo është zgjidhja më e mirë. Për këtë motv, Europa i propozon tani Rusisë që të realizojë një nyje në kufirin bullgaro – grek. Po analizojmë edhe skenarin e një ndërtimi eventual të një rruge jugore nëpërmjet Bullgarisë, por duam garanci për faktin që Sofja të mos e bllokojë projektin edhe kësaj radhe, siç ka ndodhur në rastin e South Stream. Fakti është që tani nuk mund ta shtyjmë vendimin: kemi një datë të saktë, që është 1 janari i 2020, kur do të përfundojë kontrata e tranzitit të gazit aktualisht në fuqi me Ukrainën. Duhet kuptuar brenda kësaj date sesi të furnizohet gazi, pa e tranzituar domosdoshmërisht nëpërmjet territorit ukrainas.

Pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës janë përmirësuar ndjeshëm: mendoni se bëhet fjalë për një efekt të qëndrueshëm apo gjërat mund të ndryshojnë sërish në një të ardhme të afërt? Dhe, në këtë rast, a mund të kenë efekt negativ për projektin e gazsjellësit Turkish Stream?

Për sa i përket të parës të dy rrugëve të Turkish Stream, besoj se nuk do të ndryshojë asgjë. Vepra do të realizohet edhe sikur situata politike do të duhej të merrte sërish kthesa negative. Për sa i përket rrugës së dytë, varet nga pozicioni i Bashkimit Europian nëse do ta pranojë Turqinë si “kontrollor” të gazit të drejtuar drejt vendeve europiane. Për sa i përket marrëveshjes së nënshkruar gjatë vizitës së Putinit në Stamboll, ajo ka të bëjë vetëm me një prej dy rrugëve jugore. Për të dytën nuk kemi marrë kurrfarë zotimi me palën turke dhe është ende një çështje juridike e hapur.

 

Të gjitha hipotezat e një gazsjekllësi transkaspikas janë ndeshur deri më tani me statusin juridik të ati deti që i mundëson Rusisë të pengojë realizimin e një infrastructure transporti. A besoni se kjo situatë mund të ndryshojë në të ardhmen?

Siç e dini, Deti Kaspik dallohet nga detet e tjera sepse është në fakt një liqen në të cilin shfaqen 5 vende: Azerbaixhan, Iran, Kazakistan, Rusi dhe Turkmenistan. Pozicioni i Rusisë ka qenë gjithmonë një: çështja u takon ekskluzivisht këtyre 5 vendeve. Problemi juridik i Kaspikut është i pazgjidhur tashmë prej 25 vitesh. Një kompromis nuk është gjetur akoma. Nuk është vetëm një problem i Rusisë; për shembull, edhe Turkmenistani e Azerbaixhani kanë kontraste midis tyre. Veç kësaj, në periudhën e fundit është forcuar shumë pozicioni i Iranit, që ka një ide të veten sesi të ndahet Kaspiku. Nuk besoj se ky problem do të zgjidhet me shpejtësi, nga momenti që asnjë prej vendeve të rajonit të Kaspikut nuk është i interesuar për një stabilizim. Rusisë nuk i shërben një det i hapur: vetë projekti i gazsjellësit Transkaspikas është një variant alternativ i furnizimit me gaz për Europën dhe Rusisë, është e qartë, nuk i leverdis ndërtimi i infrastrukturave alternative për ta sjellë gazin në Europën. Për Iranin është njëlloj, duke parë që Teherani shpreson t’ia shesë Europës gazin e tij. Kurse Azerbaixhani ka nënshkruar tashmë kontratat për furnizimet nga vendburimi i Shah Deniz. As Turkmenistani nuk ka interesa të veçanta, sidomos pse gazi turkmen është i drejtuar kryesisht në Kinë. Bëhet fjalë për sasira të mëdha. Kina nuk ka interes që Turkmenistani të vazhdojë të shesë në Europë dhe vendi nuk mund t’i kundërvihet pozicionit të Pekinit, duke pasur parasysh edhe një situatë ekonomike kombëtare jo të thjeshtë.

Cila është situate aktuale e furnizimeve me gaz nga Rusia për Kinën? Po nga Azia Qendrore për Kinën?

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Azisë Qendrore janë të shkëlqyera. Kina është një blerëse e madhe e gazit qendraziatik. Është një situtatë që luan kundër interesave të Rusisë në traktativat me Pekinin. Me Kinën kemi nënshkruar në maj të 2014 një marrëveshje për ndërtimin e ”Sila Sibiri”, i njohur edhe si ”Power of Siberia”: gazsjellësit Jakuti – Khabarovsk – Vladivostok, në fazë ndërtimi në zonën lindore të Siberisë, për ta transportuar gazin e prodhuar na Jakuti drejt Kinës dhe vendeve të Lindjes së Largme. Ekzistojnë një seri vështirësishë teknike, për shembull në ndarjen e metanit nga heliumi, por në fakt projekti vazhdon. Nga pikëpamja e infrastrukturave parashikohet që të ndahet GNL-ja nga metani dhe të ndërtohet një impiant i madh për trajtimin e gazit në rajonin rus të Amurit. Kontrata parashikon që furnizimet të nisin në periudhën midis viteve 2016 e 2021. Duhen 4 vite për ta përfunduar projektin dhe nuk ka motiv që t’i dorëzohesh panikut. Në Jakuti infrastrukturat janë operative qysh prej pothuajse një viti. Njëkohësisht kemi në fazë projektimi ndërtimin e një rruge të dytë, e ashtuquajtura ”Zapad” (Perëndim), nëpërmjet Maleve Altai, vargmali i ashpër i Azisë që shtrihet midis Kinës, Mongolisë, Rusisë dhe Kazakistanit. Në këtë rast dalin probleme, pas në Kinën perëndimore vjen tashmë gazi i Azisë Qendrore dhe Pekini mund të luajë egër në negociatat për çmimet. Për këtë motiv negociatat vazhdojnë, por janë jashtëzakonisht të komplikuara. Gazpromi nuk ka shtyrë kushedi se çfarë, por edhe Kina ka avancuar linjën e saj në pritje të një çmimi të favorshëm. Aq më shumë që për tranzitin e këtyre furnizimeve do të ishte e nevojshme të afrohej me kufirin lindor të Kinës dhe del problemi se kush do t’i paguajë kostot e transportit. Në Kinën perëndimore për këtë gaz nuk ekziston nevoja si në Europë. Prandaj Rusia, nëpërmjet ”Sila Sibiri”, do të donte ta rriste vëllimin e furnizimeve me gaz të destinuara për Kinën, duke u bazuar mbi sigurinë se Pekini do të kërkojë një rritje. Kjo ëhtë e parashikueshme jo vetëm nëpërmjet ecurisë së ekonomisë kineze, por edhe për çështjen mjedisore. Kina ka nënshkruar marrëveshjen e Parisit COP21 për një reduktim konstant të emisoneve të dioksidit të karbonit. Kjo nënkupton se do të reduktojë shfrytëzimin e disa resurseve, si qymyri, në favor të gazit. Dhe ne mbështetemi mbi faktin që do të kërkojë më shumë. Por Kina është një negociator i vështirë, mund të mbështetet tashmë mbi gazin nga Turkmenistani dhe e përdor si element presioni ndaj Rusisë.

(nga Agenzia Nova)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *