Home»Udhetim & Turizem»Kulla 650 miliardë dollarëshe e Eiffelit

Kulla 650 miliardë dollarëshe e Eiffelit

Kur u ndërtua, Kulla e Eiffelit sinjalizoi fillimin e një epoke të re krenare teknologjike. Tani, 125 vjet më vonë, pika e famshme e referimit e Parisit kontribuon për ekonominë franceze, me një sasi të jashtëzakonshme të ardhurash

Screen Shot 2015-07-06 at 12.22.25

DONIN TA SHEMBNIN

“Do të ngrihet mbi Parisin si një oxhak i zymtë e i madh fabrike”, u ankua një grup artistësh të mirënjohur në një letër të përbashkët, të botuar gjatë fazave të planifikimit të Kullës Eiffel. Shumë njerëz parashikuan se ndërtesa do të ishte një makth monstruoz metali – por shumica ranë në qetësi, kur ajo u zbulua. Megjithatë, Kulla Eiffel ishte planifikuar se do të shembej 20 vite më vonë. Për ta ndaluar këtë, Gustav Eiffel kërkoi mënyra me të cilat kulla e tij mund të vihej në shfrytëzim – dhe i gjeti ato përmes shkencës. Eksperimente unike mund të kryheshin në majën e ndërtesës më të lartë në botë (për kohën); studime në aerodinamikë, presion atmosferik dhe matje rrezatimi. Por ishte radioja që provoi të ishte shpëtimtarja e saj. Në vitin 1903, u kryen provat e para pa kabllo; rreth Luftës së Parë Botërore, zbulimi gjerman kapej përmes Kullës Eiffel dhe pastaj çkodohej. Midis gjërave të tjera, kjo çoi në zbulimin e Mata Harit, spiunes së njohur gjermane.

SI I PERBALLON ERERAT 170 KM/ORË

Në njëfarë lloj mënyre, Epoka e Gurit zgjati deri në mesin e shekullit të 19: piramidat, katedralet, obeliskët – të gjitha ato të ndërtuara duke përdorur gurë. Monumenti i ëashingtonit, ndërtesa më e gjatë e botës në 169.3 metra, kishte përfunduar vetëm në vitin 1884. Por kur u fut prodhimi në masë i çelikut, u bë e mundur të ndërtoheshin struktura edhe më të larta, pasi çeliku është ekstremisht i fortë, dhe megjithatë është shumë elastik.

Gustave Eiffel e hodhi poshtë këtë material gjithsesi, duke zgjedhur që në vend të tij ta ndërtonte kullën e tij me hekur të punuar. Sekreti i rezistencës se Kullës Eiffel? Projektimi grilë i saj do të thotë se konsiston tërësisht nga mbajtëse, traversa dhe shufra; megjithë peshën e saj 10,000 tonë, kulla nuk ndikohet në mënyrë të pafavorshme nga erërat. Edhe në shpejtësi ere 170 km/orë, maja e kullës vetëm sa anohet rreth 13 cm, ndërsa ajri që lëviz me shpejtësi vetëm sa fishkëllen përmes skeletit të kullës.

PROJEKTET E PARE U REFUZUAN

Planet për vetë ndërtimin nuk e kishin burimin nga Gustav Eiffel, por nga dy të punësuar në firmën e tij arkitekturore: Maurice Koechlin dhe Emile Nouguier. Qyteti i Parisit dëshironte të lëvdohej duke patur kullën më të lartë në botë, e ndërtuar në kohë për hapjen e Ekspozitës Ndërkombëtare në 1889, dhe përvjetorin e Revolucionit Francez. Gjithësesi, Eiffel gjeti se planet e kolegëve të tij ishin shumë funksionale, dhe kështu ai pagoi arkitektin Stephen Sauvestre për t’i ripunuar ato. Megjithëse, Eiffel konsiderohet ‘babai i kullës’ pasi ai e bëri ndërtimin të mundur. Ai ishte tashmë një inxhinier i mirënjohur, duke ndërtuar skeletin e Statujës së Lirisë në Neë York.

ËSHTË NJË THESAR KOMBËTAR PREJ 650 MILIARDE $.

Në vitin 2012, Dhoma e Tregtisë e provincës italiane Monza dhe Brianza përllogariti vlerën turistike të vendeve turistike më të famshme të Europës. Kjo bazohej në numrin e vizitorëve (shtatë milionë vizitojnë Kullën Eiffel në vit) dhe efektin tërheqës për ekonominë e vendit. Kulla Eiffel ishte në krye të listës, me një vlerë prej 650 miliardë $.

Në maj 1925, monumenti iu shit një tregtari skrapi për 50,000$ përmes mashtrimit. Artisti Viktor Lustig, i cili u hoq si një punonjës i Ministrisë Franceze të Postës, e bëri blerësin të besonte se Kulla Eiffel ishte gati për t’u shembur. /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *